Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

Në Shkup vazhdon projekti “Incept” me shkollarët e mesëm

Projekti “Incept” i cili realizohet nga Forumi Rinor Islam në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor” vijoi edhe këtë javë me takimin e radhës duke mbledhur kështu më të dalluarit e viteve të para të shkollave të mesme të Shkupit.

Tematika e cila u shtjellua këtë të shtunë ishte “Morali”, të cilën e elaboroi sekretari gjeneral i FRI – së, Abdulhamid Mustafa.

Definicioni i moralit, morali fizik, morali hyjnor, virtytet e njerëzve me moral të lartë ishin disa nga pikat që u përmendën. Edhe më shumë u thelluan në temë duke u shprehur në grupet punuese me mendime, përvoja dhe raste personale.

As këtë javë nuk munguan lojërat e ndryshme energjizuese duke e gjallëruar edhe më shumë këtë takim.

 

5 mars 2022, Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version