Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë organizoi ligjëratën e parë nga cikli i ligjëratave mujore, ku ligjërues ishte imami i xhamisë Gam Gam në Tetovë, hoxhë Nuhi Ganija. Ai ligjëroi mbi temën “Urdhëri i parë hyjnor”, ku para të pranishmëve përmendi rëndësinë e leximit dhe të kërkimit të diturisë.

Ndryshe FRI në Tetovë do të vazhdojë organizimin e ligjëratave të hapura mujore për publikun e Tetovës, me hoxhallarë të ndryshëm të mirënjohur nga qyteti i Tetovës dhe më gjerë.

anigif