Në kuadër të kampanjës “Të njohim Muhamedin a.s.”, Forumi Rinor Islam, dega në Tetovë organizoi ligjëratë me teologun Sali Shasivari, në ambientet e degës së Forumit Rinor Islam në Tetovë.
Shasivari foli për misionin e Muhamedit a.s., duke e llogaritur mesazhin e profetit si universal që nuk mund të kufizohet në kohë, hapsirë dhe kulturë. “Të gjithë duhet të identifikohen me misionin e profetit Muhamed a.s., mirëpo fatkeqësisht ne si musliman nuk i jemi qasur si duhet këtij mesazhi” tha ndër të tjera Sali Shasivari.
Sali Shasivari ka qenë kryetar i Forumit Rinor Islam dhe tani është drejtor i Institutit për Studimin e Trashëgimisë Islame “FURKAN” me seli në Londër të Anglisë.
Gjithashtu në këtë tribunë fjalim rasti pati edhe kryetari i FRI-së Fevzi Musliu, i cili përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi anëtarët e degës për aktivitetet që organizojnë.
Në kuadër të fushatës “Të njohim Muhamedin a.s.” FRI në Tetovë ka realizuar një sërë aktivitetesh si lëgjërata, shpërndarje të broshurave etj.
Tribuna e mbajtur në Tetovë shënon edhe mbylljen e aktiviteteve në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”
Categories