Tanimë edhe qytetarët turqit që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një xhami ku do të mund të kryejnë lutjet e tyre me lehtësi.
Madje kjo nuk do të jetë vetëm xhami, por në kudër të një projekti të zhvilluar nga ana e Departamentit për Çështje Fetare të Turqisë, Dijanet do të ketë pothuajse karakterin e një qendre të kulturës.
“Kjo qendër aq sa për ne, do të jetë një pasuri e veçantë edhe për miqtë tanë amerikanë”, deklaroi ndihmësi i kreut të Dijanetit, Mehmet Emin Ozafshar (Mehmet Emin Özafşar).
Kjo qendër kulturore do të jetë xhami por njëkohësisht do të ketë një arkitekturë nga periudha osmane.
Edhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan gjatë kontakteve të tij në Uashington vizitoi qendrën në fjalë. “Është një vepër që do të jetë simbol i kulturës dhe civilizimit tonë”, tha Erdoan dhe shtoi se kjo do të jetë një zgjidhje për islamofobinë që vjen duke u rritur çdo ditë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Shpresoj që ky vend do të japë sinjalet e vëllazërisë së islamit dhe qasjes së tolerancës vëllazërore si përgjigje”, u shpreh Kryeministri Erdoan.
Pas fjalimit Kryeministri Erdoan vendosi gurin e mihrabit në xhami ndërtimi i së cilës vazhdon.
Përurimi i qendrës së kulturës ku edhe myslimanët do të mund ti kryejnë lutjet, por edhe amerikanët do të kenë rastin të njohin nga afër me kulturën turke do të bëhet në tetor të vitit 2014.
Categories