Nëse në Gjermani do të përziheshin gazetarët dhe opozita nga Parlament, menjëherë Parlamenti do të jepte dorëheqje. Kështu është shprehur Ralf Bergman, anëtar i Parlamentit në Saksoni të Gjermanisë sot në një panel diskutimi për demokracinë organizuar në Shkup nga Instituti “Friedrich ebert” dhe “Progres”.
“Nuk mund ta paramendoj se mund të ndodh një gjë e tillë, jo si politikan por edhe si njeri. Nëse do të ndodhte kjo në Parlamentin gjerman ai menjëherë do të tërhiqej. Ngjarjet e tilla janë një pasqyrë e krizës së Qeverisë e cila reflektohet në Parlament” theksoi Bergman në panelin me temë “Zhvillimi i një demokracie si bazë për integrim në BE”.
Ann Linde, sekretareshë për bashkëpunim ndërkombëtar nga partia Socialdemokrate e Suedisë rekomandoi që Qeveria të komunikojë me mediet, sepse sipas saj, kjo është normale në një vend demokratik.
Në të njëjtin panel, deputeti i opozitares LSDM, Igor Ivanovski tha se miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar nga ana e Qeverisë dhe që pritet i njëjti të diskutohet në seancë plenare sot në Kuvend pa praninë e opozitës është precedent i paparë në demokraci./Portalb
EDITOR
12 years ago
previous article
Maqedonasit e ‘luftojnë’ Xhaferrin me grafite
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago