“ARM + VMRO = UÇK dhe “VMRO + UÇK = ARM”. Grafite të tilla gjen disa rrugëve të Shkupit. Lajmi bëhet i ditur nga portalet maqedonase, të cilët theksojnë se këto grafite janë shenjë e revoltës kundër emërimit të ish-komandantit të UÇK-së, Talat Xhaferi në postin e ministrit të mbrojtjes.
Nxitja e debateve ka nisur që prej ceremonisë së homazheve në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së me rastin e 5 majit “Ditës së Dëshmorëve”, nga ana e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili ishte i shoqëruar nga oficerë të ARM-së./alsat-m/