Me rastin e muajit të bekuar të ramazanit, muajit të shpalljeve për herë të parë në Çarshinë e Vjetër në Shkup Forumi Rinor Islam – Dega Shkup  organizon

“NETËT E KULTURËS ISLAME”

Aktivitet ky që do të zgjasë dy ditë, më 26 dhe 27 korrik duke filluar prej orës 21:30 deri në 01:00 pas mesnate.

 
Programi:

26.07.2013 (e premte);
MBRËMJE KURANORE (do të prezantojnë hafiza të dalluar nga vendi dhe rajoni) 
Ora: 23:00  (pas namazit të taravisë)
Vendi: Para xhamisë Murat Pasha, Çarshia e Vjetër – Shkup
 
27.07.2013 (e shtunë)
MBRËMJE ARTISTIKE (poezi, korri i fëmijëve, ilahi) 
Ora: 21:30
Vendi: Para xhamisë Murat Pasha, Çarshija e Vjetër – Shkup

Gjatë këtyre dy netëve programi do të jetë i pasuruar edhe me:

  • Prezantim dhe shitje të veshjeve tradicionale islame
  • Prezantim dhe shitje e literaturës islame në gjuhën shqipe nga botues të ndryshëm
  • Prezantim dhe shitje e pikturave me tematikë fetare islame
  • Prezantim i ëmbëlsirave tradicionale shqiptare
  • Bizhuteri
  • Freskim me çaj dhe kafe
Ju ftojmë që të dërgoni ekip gazetaresk qe të përcjell këtë aktivitet.
 

Zyra për marëdhënie me publikun

Lajmerim - Copy