Me rastin e muajit të bekuar të ramazanit, muajit të shpalljeve për herë të parë në Çarshinë e Vjetër në Shkup Forumi Rinor Islam – Dega Shkup organizon
“NETËT E KULTURËS ISLAME”
Aktivitet ky që do të zgjasë dy ditë, më 26 dhe 27 korrik duke filluar prej orës 21:30 deri në 01:00 pas mesnate.
Programi:
26.07.2013 (e premte); |
MBRËMJE KURANORE (do të prezantojnë hafiza të dalluar nga vendi dhe rajoni) Ora: 23:00 (pas namazit të taravisë) Vendi: Para xhamisë Murat Pasha, Çarshia e Vjetër – Shkup |
27.07.2013 (e shtunë) |
MBRËMJE ARTISTIKE (poezi, korri i fëmijëve, ilahi) Ora: 21:30 Vendi: Para xhamisë Murat Pasha, Çarshija e Vjetër – Shkup |
Gjatë këtyre dy netëve programi do të jetë i pasuruar edhe me:
- Prezantim dhe shitje të veshjeve tradicionale islame
- Prezantim dhe shitje e literaturës islame në gjuhën shqipe nga botues të ndryshëm
- Prezantim dhe shitje e pikturave me tematikë fetare islame
- Prezantim i ëmbëlsirave tradicionale shqiptare
- Bizhuteri
- Freskim me çaj dhe kafe
Ju ftojmë që të dërgoni ekip gazetaresk qe të përcjell këtë aktivitet.
Zyra për marëdhënie me publikun