1915 – 1964
Mustafa Es-Siabi’, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është i lindur në qytetin Humës të Sirisë në vitin 1915. Ishte i lindur në një familje intelektuale të njohur për nga njohuritë dhe dija e tyre me qindra vite më parë, babai dhe gjyshërit e tij ishin si udhëheqës të xhamisë kryesore në Humës të Sirisë dhe këtë e barten gjeneratë pas gjenerate. Mustafa Es-Siabi’, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte ndikuar nga babai i tij, Husni Es-Sibai’ i cili kishte qëndrime të prera kundër kolonialistëve të asaj kohe, duke i luftuar ata me tërë atë që e posedonte. Çdo herë e shoqëronte të atin nëpër takimet e dijës që mbaheshin aso kohe në Humës, e në të cilat prezantonin elita e dijetarëve të Humësit dhe të Sirisë.
Ishte bërë i njohur për angazhimin e tij në kërkim të dijës sa që thuhet se kur kishte dëshiruar të fejohej prej mangësive të tij para familjes së nuses e kishin cekur angazhimin e tij të tepërt në kërkimin e dijës.
Që në moshë të re ishte angazhuar për të ju kundërvënë kolonisë franceze që aso kohe e kishte pushtuar Sirinë, ishte në moshën 16 vjeçare kur ishte vënë në krye të organizimit të protestave kundër kolonisë franceze, e po ashtu merrej me shpërndarjen e pamfleteve, afisheve, broshurave si dhe merrej me ligjërimet dhe organizimet tjera që kishin për qëllim dëbimin e kolonialistëve francez. Arrestimi i tij i parë u bë në vitin 1931 nën akuzën për kundërvënie ndaj Francës dhe qëllimeve të saj, pastaj arrestohet përsëri për shkak të një ligjërimi që e kishte mbajtur Ditën e Xhuma në xhaminë kryesore të Humësit.
Mustafa Es-Siabi’, Allahu xh.sh e mëshiroftë, në vitin 1933 udhëton për në Egjipt për të vazhduar shkollimin e tij në Az’harë, ku me këtë rast edhe i bashkëngjitet radhëve të Vëllezërve Mysliman të Egjiptit.
Ishte bashkëpjesëmarrës i kryengritjes së egjiptianëve kundër kolonisë Angleze në vitin 1941, pastaj mori pjesë në Irak në kryengritjen e zhvilluar kundër të njëjtës koloni e ndërsa më vonë me urdhër të Anglisë arrestohet nga forcat egjiptiane së bashku me një grup studentësh të cilën qëndruan në burg përafro një vit.
Gjatë kësaj kohe ishte njoftuar edhe me udhëheqësin kryesorë të Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman, për ti vazhduar këto lidhje edhe pas kthimit të tij në Siri. Me tu kthyer në Siri, Mustafa Es-Siabi’, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte tubuar të gjithë dijetarët, udhëheqësit e organizatave bamirëse dhe atyre islame, si dhe të gjithë udhëheqësit e thirrjes islame për të ardhur në përfundim se doemos duhej të bashkoheshin radhët e tyre nën një udhëheqje të vetme dhe kështu vije deri tek themelimi i Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman të Sirisë. Ndërsa prezent ishte edhe një delegacion nga Egjipti, e tërë kjo kishte ndodhë në vitin 1942.
Ishte iniciatorë dhe prijës i shumë evenimenteve që kryesisht kishin për qëllim ngritjen e vetëdijes së popullit në luftë kundër kolonive të ndryshme dhe përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike dhe shoqërore, në vazhdën e këtyre aktiviteteve Mustafa Es-Siabi’, Allahu xh.sh e mëshiroftë, në vitin 1947 e bënë edhe themelimin e gazetës ‘’ El-Menar ‘’.
Në vitin 1949 arrin që të marrë titullin e doktorantit në lëmin e Legjislacionit Islam dhe historikut të tij, ndërsa për punim të diplomës kishte zgjedhur ‘’ Tradita profetike dhe vendi i tij në legjislacionin Islam ‘’.
Ishte udhëheqës i grupit të luftëtarëve sirian në luftën që zhvillonte Palestina në vitin 1948, ku pjesëmarrës ishin edhe grupe nga Egjipti dhe Jordania. Ndërsa në po të njëjtin vit kthehet në Siri por ishte tepër i inatosur nga kurthi që u ishte ngritur dhe detyrimi për të bërë marrëveshje me Izraelin, nga ky mllef që kishte fillojë që të shpaloste rrjedhat e kurthit, shërbëtorët e Izraelit dhe të fuqive të asaj kohe, armët false që ua kishte dhënë Egjipti etj.
Pas përfundimit të luftës në Palestinë, Mustafa Es-Sibai’, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kthehet në Siri për të iu rrekur luftës për përmirësimin e gjendjes së myslimanëve në vend. Andaj edhe bënë përpjekje të vazhdueshme që të e fusë lëndën fetare nëpër shkollat e Sirisë dhe të bëjë themelimin e fakultetit të Sheriatit gjë që edhe e arrin në vitin 1955 që të e themelojë fakultetin e parë të Sheriatit dhe përzgjidhet si dekan i tij. Pastaj u angazhua që të e formojë një enciklopedi të jurisprudencës islame, në të cilën kishte angazhuar dijetarët më eminent të asaj kohe, në mënyrë që jurisprudencën islame të e paraqesin në një formë të re dhe krejtësisht më ndryshe ndaj asaj që ishte e njohur nga mësimet e vjetra. Ishte njëri ndër themeluesit e kushtetues së vendit dhe kishte bërë përpjekje të mëdha për të futur ligjin islam në kushtetutën e vendit dhe për këtë kishte organizuar edhe protesta të shumta duke kërkuar largimin e ligjeve laike dhe orientimin drejt marrjes së atyre islame.
Ndërsa në vitin 1950 fillon që të punojë si ligjërues pranë Fakultetit të Drejtësisë, po ashtu ishte edhe pjesëmarrës i simpoziumit ndërshtetëror të mbajtur në Pakistan në vitin 1951, ndërsa një vit më vonë arrestohet pasi që kërkon leje për të marrë pjesë në luftën që po bëhej për Kanalin e Suezit. Më vonë dëbohet me dhunë prej Sirisë.
Është autor i shumë librave dhe shumica prej tyre janë libra voluminoze, po ashtu ishte pjesëmarrës i shumë seminareve, simpoziumeve dhe takimeve të ndryshme, kishte vizituar shumë shtete të botës duke u munduar që të marrë prej përvojave të tyre duke u munduar për progresin e vendit.
Ditë e Shtunë të datës 3. 10. 1964 vdes ndërsa namazi i xhenazes i është falur në Xhaminë Emevite në Damask të Sirisë në prezencën e një numri jashtëzakonisht të madh. Allahu xh.sh e pastë mëshiruar këtë luftëtar të pa ndalur në përpjekje për ta ngritur Islamin.
Përgatiti: Artan Musliu
EDITOR
12 years ago
previous article
"Muhamedi s.a.v.s. ligjvënësi më i madh në botë", në murin e Gjykatës Kushtetuese të Amerikës
next article
UEJL ofron 150 bursa për studentët e rinj
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago