Është përhapur kohëve të fundit nëpër rrjetet sociale të internetit një foto e një pllakate të varur në murin e Gjykatës së Lartë Kushtetuese të Amerikës e që në të është e shkruar se: “Gjykata e Lartë Kushtetuese e nderon Profetin Muhamed s.a.v.s pse ishte një ndër ligjvënësit më të mëdhenj në botë”.
Po ashtu duhet përmendur se Fakulteti e Drejtësisë në Universitetin e Harvardit, në hyrje të tij e ka të vënë citatin e 135 të Kaptinës En-Nisa, e që thotë:”O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di çka punoni”. Ky citat është i vendosur në hyrjen kryesore duke u llogaritur si thënia më e drejtë në botë përgjatë historisë.
Ky citat është i gdhendur në murin përballë hyrjes kryesore, e që ky muri i dedikohet thënieve më madhështore që janë thënë për drejtësinë përgjatë historisë.
Ndërsa i pari që e kishte vërejtur këtë citat të gdhendur në murin e Fakultetit e Drejtësisë, është Abdullah El-Xhuma nga Arabia Saudite, i cili edhe e kishte bërë fotografimin e këtij muri dhe e kishte bërë shpërndarjen e saj në profilin e tij në “Twitter”.
Ai po ashtu konfirmon se nëse e shikojmë komentimin e këtij citati do të gjejmë se Allahu xh.sh ju drejtohet besimtarëve duke kërkuar prej tyre që të gjykojnë me drejtësi në çdo gjë, e edhe nëse kjo kërkohet ndaj vetës së tyre prapë nuk u lejohet që të e fshehin dëshminë rreth asaj se çka ka ndodhën. E po ashtu kërkohet që të mos bëhet dallimi në mes te të pasurve dhe te të varfërve në zbatimin e drejtësisë.
Burimi: http://www.sarayanews.com/index.php
Përktheu: Artan Musliu