“Vetëm Allahu mund të shpërblejë të gjithë ata që u lutën për jetën time të re,” tha 28-vjeçarja.
Ra në dashuri me shaminë islame apo hixhabin, vajza e playbojit nga  Malajzia ka vendosur të kthehet në Islam, në ditëlindjen e saj, më 3 Korrik 2014, tre muaj pasi është duke marrë me një punë të re si një modele për hixhabe.
“Unë shpresoj se të gjithë do të luten që unë do të jem e durueshme dhe e përkushtuar në udhëtimin tim të ri,” tha Felixia Yeap në postimin e saj, në faqen e saj të Facebookut, që ka më shumë se 750.000 pëlqime, kështu raportoi të shtunën, më 28 Qershor 2014, Malaysia Chronicle.
“Vetëm Allahu mund të shpërblejë të gjithë ata që u lutën për jetën time të re,” shtoi 28-vjeçarja.
Statusi ka njoftuar planin e saj për t’u kthyer në Islam që është pranuar gjerësisht prej shumë tifozëve të saj, të cilët e përgëzojnë  ate për vendimin e saj.
Felixia Yeap ka pozue për Playboy Filipine, duke bërë një karierë modelimi për tri vjet.
Gjatë këtyre viteve, ajo tha se ndjenjat e saj ishin “përdorur” nga njerëzit vetëm për argëtim, në vend të një gruaje për martesë.
Në vitin 2013, jeta e malajzanes së re ndryshoi pasi bie në dashuri me hixhabin, kur ajo mori një ofertë për paradë me hixhab për një çështje komerciale, kjo ngjarje ishte një rast që i dha ndjenjat e saj të papara të mbrojtjes, të lumturisë dhe sigurisë.
“Unë besoj se unë kam më vlerë, se sa vetëm kur paraqes trupin e zhveshur. Unë jam më shumë se kjo.
“Dhe unë nuk do të ndjehen krenare nëse vëmendja apo fama që sjellë modelimi të më shikojnë si idhullin e tyre, ” tha ajo në një postim në blogun me titull ” E vërteta prapa Hixhabit tim”, në vitin e kaluar.
Muslimanët malajzisanë përbëjnë rreth 60 për qind prej 26-milion banorëve të Malajzisë, ndërsa të krishterët përbëjnë rreth 9.1 për qind.
Islami e sheh mbulesën si një kod të obligueshëm të veshjes dhe jo një simbol fetar që i shfaqë dikujt përkatësinë.
Statusi i gruas në Islam është shpesh cak i sulmeve në mediat laike, me shumë duke e përmendur veshjen islame si një shembull i “nënshtrimit” të grave sipas ligjit islamik.
Megjithatë, e vërteta është se 1400 vjet më parë, Islami i ka njohur të drejtat e grave në një mënyrë që i jep atyre mbrojtjen më të madhe dhe i respekton, një kombinim që sistemet tjera dështojnë për të ofruar.
Islami i ka dhënë atyre lirinë e shprehjes, pjesëmarrjen në politikë, në biznes dhe të drejtat financiare, dhe kërkon nga pjesa tjetër e  shoqërisë për t’i nderuar ato me një nderim të lartë dhe t’u ofrojë atyre respektin e duhur si nëna, motra, gra dhe bija.
 
Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë