Babai i një personi të vrarë në Arabinë Saudite, e ka falur vrasësin e të birit, por me një kusht të vetëm: Të mësojë Kuranin përmendësh.
Gjatë një ankandi që zhvillohej në lagjen ky banonte viktima dhe vrasësi, mes të dyve ka lindur një debat i cili është përshkallëzuar gjer në përdorimin e dhunës, ku njëri prej debatuesve ka mbetur i vdekur në vend.
Si në çdo rast të ngjashëm, janë aktivizuar institucionet për të bërë pajtimin mes dy familjeve, para se gjykata të vendosë për ekzekutimin e autorit të krimit. Babai i viktimës ka pranuar ta falë vrasësin e të birit, por me kushtin që ai të mësojë Kuranin përmendësh, para se të dalë nga burgu. /ardhmeriaonline/