Italia dhe Shqipëria kanë zhvilluar një miqësore ditën e djeshme, që shënonte ndeshjen e parë të futbollit mes këtyre dy vendeve.
Por, më shumë se sa ndeshja, ajo që ra në sy ishte atmosfera më shumë se miqësore mes dy tifozerive.
Madje, kur u luajt himni kombëtar i Italisë, ai u këndua edhe nga tifozët shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë prej vitesh në Itali.
Sipas mediave, në stadiumin e Xhenoas kanë qenë rreth 21 mijë tifozë shqiptarë, aq sat ë krijohej ideja se ndeshja luhej në Shqipëri.
Paratë e mbledhura nga kjo ndeshje janë dhuruar për përmbytjet e ndodhura në Xhenova pak javë më parë.

De Biassi: Shqipëria humbi në fushë, fitoi në tribuna

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e të përzgjedhurve të tij, në humbjen e pësuar nga Italia me rezultat 1:0.

 
De Biasi deklaron, se skuadra e tij humbi në fushë, por Shqipëria fitoi në tribuna, pasi që Luigi Ferraris, ishte i mbushur me tifozë shqiptarë.
“Ishte një ndeshje e mirë, ku humbën në fund të ndeshjes. Por, Shqipëria doli e pamposhtur nga tribunat, atje fituam ne”, deklaroi De Biasi
 

“Gazzetta dello Sport”: Tifozët shqiptarë, shembull i civilizimit

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka lavdëruar tifozët shqiptarë që ishin prezent në stadiumin e Genovas, për ndeshjen miqësore kundër Italisë.

Të ndërgjegjshëm për incidentet e tifozëve serbë tre vjet më parë, apo të kroatëve të dielën, kanë sjellë shqetësim paraprak te italianët në lidhje me numrin e madh të tifozëve kuqezinj, të pranishëm në Genova, në mbështetje të lojtarëve të tyre.
Por, faktet kanë provuar tjetër gjë. Tifozët shqiptarë vepruan si zotërinj të vërtetë, në qoftë se nuk i marrin parasysh ato tri invazione, por me kuptim, dhe të izoluara të fushës.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar pas ndeshjes: “Stadiumi i Genovaa është me ngjyrë të kuqe, në prevalencë shumë të qartë. Duket sikur po luhet në Tiranë. Por shqiptarët janë aty në mbështetje të Ligurias, me parulla e psalme pro afërsisë me italianët. Ata kanë dhënë një demonstrim të qytetërimit inkurajues, pasuruar me duartrokitje ritmike të himnit tonë. Ju lumtë!”





Diecimila Aquile contro gli Azzurri
Diecimila Aquile contro gli Azzurri
Diecimila Aquile contro gli Azzurri
Diecimila Aquile contro gli Azzurri
Diecimila Aquile contro gli Azzurri
Diecimila Aquile contro gli Azzurri
Diecimila Aquile contro gli Azzurri
Italia-Albania, il film della partita
Italia-Albania, il film della partita
Italia-Albania, il film della partita
Italia-Albania, il film della partita
Italia-Albania, il film della partita