Kohën e fundit, shkolla e mesme amerikane “Parkdale High School” ka bërë një precedent në praktikën arsimore duke u lejuar nxënësve të falin namazin gjatë kohës së aktiviteteve mësimore
Nxënësit duhet vetëm të tregojnë se ka hyrë koha e namazit dhe ata mund të dalin nga ora pa kurrfarë problemi.
Cheryl J. Logan, drejtoreshë e shkollës e cila gjendet në afërsi të Wahingtonit, pranoi se për shkak të rritjes së madhe të numrit të nxënësve muslimanë ky vendim është logjik. Megjithatë, nxënësit nuk mund të dalin aq thjeshte nga ora e mësimit dhe të largohen nga shkolla.
Secili nxënës që dëshiron t’i kryej obligimet islame duhet të sjell lejen e prindit që edhe ai të pajtohen me këtë, si dhe t’i kenë notat e mira.
Siç thotë Logan në shkollë tashmë janë 10 nxënës të cilëve u është dhënë leja të largohen nga mësimi për të falur namazin.
Por, ka edhe kundërshtarë të kësaj praktike. Disa mendojnë se shkollat janë institucione laike dhe në to nuk duhet të ketë vend për fenë, ndërsa të tjerët mendojnë se largimet e tilla “mund të keqpërdorën”, sepse edhe fëmijët tjerë mund të gjejnë justifikime që të largohen nga klasa.
Disa kritikë frikohen se kjo praktikë mund të përhapet edhe në shkollat tjera në SHBA.
Categories