Shumë njerëz u ndjenë të mashtruar, pasi që pas dërgimit të parave për ndihmë të një vajze për shërim, atyre u është kthyer një “falënderim” për donacionin e tyre, mirëpo për ndërtim të kishës në Shkup dhe jo për vajzën.
Nga fondacioni “T-Mobile për Maqedoni” thonë se ky është një mashtrim i madh, pasi që nga disa persona është përdorur një post nga Facebook-u i cili është postuar në vitin 2010, ndërsa ata tani e kanë ri-aktivizuar, dhe paratë në vend që të shkojnë për të, kanë shkuar në vend të gabuar.
Nga fondacionit, thanë se ai numër është përdorur në vitin 2010 dhe në vitin 2011 është mbyllur për atë çështje, ndërsa tani është aktivizuar për përfitime personale, pasi që ato para nuk shkojnë as për vajzën as për ndërtim të ndonjë kishe. Ato u shprehën po ashtu se qytetarët të cilët janë mashtruar mund të drejtohen deri te Fondacioni dhe ato para tu rikthehen.