Megjithatë, para luftës së terorizmit dhe luftës kundër drogës, Çomski ishte i njohur në nivel ndërkombëtar me propozimin e tij për zgjidhjen e pyetjes çfarë di një foshnjë?
Platoni ka thënë që fëmijët mbajnë kujtime nga jetët e tyre të kaluara kështu që në këtë botë vijnë me një kuptim të gjuhës. Xhon Llok i është kundërvënë kësaj teorie, duke thënë që mendja e një foshnje është e zbrazët dhe bota lë gjurmët e veta mbi të. Pas hulumtimeve shumëvjeçare, Çomski ka propozuar që foshnjet kanë aftësinë ta kuptojnë matematikën. Zotërimi i gjuhës tek njeriu është po aq elementar sa ndërtimi i pendës për një kastor. Për këtë jemi të programuar. Teoritë e Çomskit e revolucionarizuan mënyrën se si e kuptojmë gjuhësinë dhe mendjen.
Para ca kohësh, regjisori Majkël Gondri ka intervistuar Çomskin, dhe pastaj tërë intervistën e ka përpilur në një dokumentar të animuar të quajtur “Is the man who is tall happy?”
Më poshtë ju sjellim video nga filmi. Më theksin e tij freng, Gondi parashtron pyetjen: “A ekziston lidhje ndërmjet pranimit dhe zotërimit të gjuhës dhe fillimit të kujtimeve?”
Çdokush që e ka shikuar „Eternal sunshine of the spotless mind“ e di që kujtesa është njëra prej fiksimeve kryesore të këtij regjisori.
“Fëmijët dinë shumë për gjuhën, shumë më tepër sesa që presim, para se të jenë të ekspozuar ndaj atë dituri” – thotë Çomski.
EDITOR
10 years ago
previous article
Truke që mund të ju shpëtojnë në momentin e fundit?!
next article
FRI – Sektori i Femrës organizoi iftar në Studeniçan
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
1 year ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago