Muslimanët në Finlandë po përballen me një problem, hall, në lidhje me varrimin e të vdekurve të tyre, pas një kërkimi të pafrytshëm gjashtë-vjeçar për tokën që do të mund të përdoret si një varrezë në rajonin Uusimaa.
Që nga viti 2008, muslimanët që jetojnë në rajon kanë qenë në kërkim për një vend të përshtatshëm për një varrezë, që ka bërë të bëjë me një pjesë të vogël të ‘seksionit mysliman’ në varrezat e Kishës Luterane, raportoi faqja worldbulletin.
“Ju me siguri do të mendoni se ne do të gjejmë një zonë në Uusimaa që mund të ricaktohet për përdorim të varrezave,” tha zëvendës Kryetarja e Këshillit Islamik Finlandez, Pia Jardi, të marten për Yle Finish.
Sipas On Islam, gjatë gjashtë viteve të fundit, muslimanët finlandezë kanë paraqitur kërkesat në 16 qytete dhe qyteza të ndryshme në rajonin Uusimaa në jug të Finlandës, por asnjëra prej këtyre nuk kanë patur përgjigje të suksesshme.
“Ndoshta kjo ka të bëjë me mungesën e vullnetit politik. Nëse ju e hapni ndonjë forum do të vëreni se ata janë ekstremistë anti-muslimanë, ” tha Pia Jardi , duke vënë në dukje se ata kanë thënë se ka një mungesë të tokës të përshtatshme.
“Unë di raste kur të vdekurit janë varrosur jashtë vendit edhe pse familjet nuk mund ta përballojnë atë, sepse nuk kishte vend varrimi të përshtatshëm në qytetin e tyre. Dëshira e fundit e njerëzve është që të kenë një varrimin islam, “shtoi ajo.
Ka rreht 40.000 deri në 45.000 muslimanë në mesin e 5,2 milion banorëve të Finlandës, duke përfshirë tatarët autokton të Balltikut,shtoi ajo.
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Categories