O Muhamed!
O i dërguar!
Sikur çdo ylli t’i vishja nga një arsye se pse të dua,
Do mbetesha pa yje pa të treguar se sa të dua!
E si mos të të dua!
Gjindet gjë pos virtytit në veprat e tua?!
Bëre gjë Zotin për ta hidhëruar?!
Ndërmore gjë ndokënd për ta lënduar?!
U dorëzove nga idealet kur shumëkush u dorëzua?!
Amaneti i Zotit ty tu besua!
Me mëshirë, dhembshuri jeta jote u cilësua!
Je jehonë e papërfunduar!
O i derguar!
Mungesa jote ndihet deri në thërminë më të imtësuar..mbase dhe përtej.
Eh, sa do të doja..
Vetëm edhe një herë të vish në mes nesh,
Të mos bësh gjë!
Veç se të na përkujtosh!
Të na përkujtosh, se Zoti nuk ka nevojë për ne, por ne për Të jemi nevojtarë.
Se kjo botë kalon, por veprat ngrihen përmendore në atëbotë!
Se në jetë nuk vlen sa patëm, po çka lëm pas!
Se puna nuk ka vlerë, po s’u bë me nder!
Se kod morali s’është ç’thotë fqiu, as mediat, as Perëndimi!
Në fjalën e Absolutit, aty është shpëtimi!
O i Dërguar!
Të lutem, më thuaj!
Këtë botë si ta kuptoj?
Si ta ndryshoj?!
I pasuri nuk di sa ka, i varfëri lukth-skëterrë nga uria gjethe ha!
I fuqishmi i bie kavallit, i dobti dashas-padashas (e kush e pyet) ritmin ia mban!
Materialja, shpirtërorja, drejtësia, burrëria…gjithka një çmim të hollash ka!
Edhe nota edhe vota, të tëra blihen me para!
Edhe vlerat morale, madje, i shoh të rradhitura në pazar!
Si ta quaj këtë botë?!
Atij jetimi në Siri dorën si t’ia zgjas?
Atë nënë që ka humbur të birin, vallë, si ta ngushëlloj?
Atë grua të vejë në Kabul si ta ndihmoj?
Ato lotë rrëke të të pafajshmit si t’i ndaloj?
E sikur të ishte një! Po janë mijra, o i Dërguar!
Kjo e keqe ka, vallë, të mbaruar?!
Beso!
Me duket sikur nuk kam gjë në duar!
Se jam veç një vullkan i paeruptuar!
Një farë e palulëzuar!
Një zë i padëgjuar!
Dhe, përsëri lutem!
Që njerëz që ty të kanë model jeta të më servojë
Që një ditë e bardhë të agojë!
E Islami në çdo cep të triumfojë!
Nadire Latifi
admin
11 years ago
previous article
Donacion për shkollat fillore shqipe të Kumanovës (Video)
next article