Kur ende pa aguar nga minaret e larta thёret ezani
e tё thotё zgjohu,se mё i ёmbёl ёshtё namazi sesa gjumi,
ti me pёrtacin qё ke,ndёron krahun e me jorgan mbulohesh
pёr tё mos e ndёgjuar ezanin,duron nxehtёsin e nuk zbulohesh.
 
Shejtani ore e çast pran tё qёndron
e pёrtacin edhe mё shumё ta shton,
mos u bёn budalla flej se s’bahet nami
dhe kёshtu ju mashtroheni nga shejtani.
 
E kur tё vjenё koha e namazit tё drekёs,
ju thotё,ki kujdes o njeri mos i nxjerё telashe vetes,
tё pёrkujtoj se ti je nё orarё tё punёs
nёse ziheni nga pronari,dijeni se ju nxjerin prej punёs.
 
E kur tё vjenё koha e namazit tё iqindis
ti i sapo dalur nga puna nisesh drejt shtёpis,
me tё arritur nё shtёpi ju pёrkujton se duhet tё ushqeheni
tё pini njё kafe,çaj apo ndoshta nё njё program televiziv tё relaksoheni.
 
Kur tё vjenё koha namazit tё akshamit
ju bёn tё koteni e tё haroni gjithçka pёrveç gjumit,
e kur tё zgjoheni koha e faljes veçse ka kaluar
dhe ndёrkoh ju pёrkujton ndonjё takim apo vizitё ku duhet shkuar.
 
E kur tё ktheheni nё shtёpi ёshtё bёrr tepёr von
mendja pёr namaz tё jacis aspak s’ju shkon,
kёshtu madhёshtia e kёsaj dite ka pёrfunduar
dhe e njёjta kur do tё rikthehet,pёrtacin tuaj ka pёr ta dёshmuar.
 
I dashuri vёlla edhe ju e dashura motёr
o ju me zemёr tё ngurrtёsuar dhe ju me shpirt tё errёsuar,
a thua vallё kaq i vёshtirё ёshtё namazi pёr tu realizuar
dhe mё i bukuri ezan,i padurueshёm pёr tu ndёgjuar.
 
Si mund ti thuash vetes se nё njё Zot beson
e nё mbrendi tё ditёs aspak falje s’kёrkon,
si mund ti thuash vetes musliman
kur nё mbrendi tё zemrёs nuk ke aspak iman.
 
Si mund ti thuash vetes namaz-falёs
kur namazet e falura mbrenda vitit,i numroni me pesё gishtat e dorёs,
si mund ti thuash vetes se jeni besimtar nga tё devotshmit
kur nё realitet je nga ata tё kohё-paskohёshmit.
Pse?…
Pse u besoni gёnjeshtrave tё shejtanit
e sakrifikoheni vetvetiu pas dunjas,
e s’po ndjekni rrugёn e sё vёrtetёs
pёr t’fituar mёshirёn dhe knaqёsin e All-llahut.
 
Pse nuk faleni qё ta shijoni lumturin e jetёs
e ta kuptoni vetё,qёllimin e ekzistencёs,
pse nuk e pyetni veten,para se t’ju pyesin
e ta llogarisni,para se t’ju logarisin.
Pse?…
Po sikur ta shijonit rregullsin e namazeve nё pёrditshmёri
shpirt e zemёr do tё ndriçohej e ju do tё flisnit me krenari,
e atёher pёr faljen tuaj,do tё luteshin edhe krijesat e Tokёs dhe Qiellit
vetёm qё ju tё jeni i falur,e i shpёtuar prej dёnimit tё zjarrit.
 
Shkruar nga: Xhemshit Jusufi