Categories
Opinione

O njeri, e kaluara nuk kthehet më!

Të gjithë jemi dëshmitarë, për faktin shqetësues ,se si njeriu ndonjëherë i jep kahje jo të merituar jetës së tij. Askush nga njerëzit nuk mundet të kthehet mbrapa, në të kaluarën, dhe po ashtu nuk mund të ketë një fillim të ri të jetës së tij, por gjithkush mundet të fillojë sot dhe të ketë një përfundim të ri. E kaluara është vetëm një iluzion në imagjinatën e njeriut, po kështu është edhe e ardhmja, i vetmi çast i cili është real , është moment i tanishëm.
O njeri, dije se të  mendosh rreth së kaluarës, të jetosh me atë dhe të prezantosh në të, e të brengosesh nga të këqijat e saj, është budallallëk, çmenduri, dhe vrasje e dëshirës për jetën tënde.
О njeri, dije se tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, dhe ato më nuk dalin kurë nga ai burg. Nëse ti o njeri, mendon për të kaluarën, dije se kjo s’të jep gjë veç lodhje e sëmundje psikike, prandaj të them mos e bëj këtë, se nuk ja vlen. Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që të shpien drejtë humbjes.
Por o njeri, bëhu mëshirues i vetvetes,mos i bëj padrejtësi vetvetes,dhe as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse dije se brengosja e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi, por as brengosja e madhe nuk e ndryshon të shënuarën!
O njeri, a je ti ai i cili mund ta kthesh diellin mbas lindjes! Po a mund ta rikthesh fëmijën në barkun e nënës së tij!Po lotin a e kthen në sy pasi që  u derdh! Jo kurrë…!
Mirëpo atëherë si përpiqesh ta kthesh të kaluarën, kur dihet se ajo që doli u be shkoi, kaloi…nuk kthehet më..
Prandaj mos jeto me të kaluarën që të verbohesh e të humbësh, sepse të jetosh me të kaluarën do të thotë, të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet.
O njeri, dije se ta bësh këtë do të thotë ta humbasësh të tashmen, dhe ta zhdukësh voluntarizmin . Për Zotin, ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili ka vdekur dhe nuk kthehet më kurrë …
Është  shqetësuese,  se me të vërtet gabimi ynë i madh,  është se ne e harrojmë të tashmen , dhe mundohemi të angazhohemi me të kaluarën, i prishim dhe i rrëzojmë ndërtesat e bukura.
O njeri, kuptoje njëherë e përgjithmonë, sa të jesh gjallë në këtë jetë, se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit e xhinët , nuk do kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi , për shkak se ajo është e pa mundur, dhe e  humbura  s’të jep gjë.
Prandaj nuk është njerëzore, që të kërkohet një gjë e tillë, për të cilën nuk je aspak i sigurt se do të kthehesh në atë. Mirëpo ti jetoje të tashmen  se ajo është që vlen, dhe askush nuk mundet të ta marr.
Hasan El-Basriu ka thënë: Kjo botë është tre ditë: Dje, sot dhe nesër. E djeshmja kaloi, e nesërmja nuk dihet a do të vijë apo jo, prandaj vlerësoje ditën e sotme.

Exit mobile version