OH “Kalliri i Mirësisë”, me sukses realizoi kampin edukativ-rekreativ nën moton “Për një rini me vullnet të lartë”. Në këtë kamp morën pjesë mbi 40 jetimë dhe të rinj, të cilit qëndruan në Strugë nga data 26 deri më 30 qershor 2013.
Gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit e këtij kampi kishin rastin të përcjellin një program edukativ i përbërë nga ligjërata, debate dhe workshope (punëtori), program ky i cili synonte që pjesëmarrësit t’i mësonte se si të pajisen me vullnet të lartë, gjë që paraqet parakusht për arritjen e suksesit në jetë. Në këtë kamp nuk munguan edhe aktivitetet rekreative-sportive si: noti, futbolli si dhe ecja në natyrë.
Organizatori, në fund të këtij kampi pjesëmarrësve u ndau mirënjohje dhe disa libra.
Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të aktiviteteve vjetore që realizohen nga OH “Kalliri i Mirësisë”.
Sektori për informim pranë OH “Kalliri i Mirësisë”