Prishja e një parku  të vjetër në Stamboll dhe ndërtimi në atë vend një Qendër Tregtare me stil arkitekturor nostalgjik të otomanizmit  ishte shkak që të nisin protestat në Turqi. Njëkohësisht në planë ishte që të ndërtohet edhe një pikë ushtarake e cila kohë më parë ka qenë dikur.
Shoqëria Civile, Opozita dhe komuniteti i artistëve kanë kundërshtuar ashpër këto vendime të qeverisë së Erdoganit duke dalur në protesta të cilat kanë qenë të dhunshme.
Çka konkretisht ndodhi në Taksim? Kush ishin organizatorët e protestës? Cilëve u shkonte për shtati kjo protestë? Janë pyetjet e shumta të cilat shtrohen në një video që është postuar në youtube me titull “Loja e madhe – E vërteta rreth Parkut Gezi dhe protestave ne Turqi” e titëruar edhe në gjuhën shqipe./Republika Shqip/