Palestinezët kanë filluar ndërtimet për një muze historik në Bregun Perëndimor, e që do të jetë muzeu më i madh në botë që i përkushtohet historisë së tyre.
Drejtori i këtij projekti Jack Persekian thotë se ky muze ka një çmim multi-milion dollarësh, por që do të jetë një hapësirë gjithëpërfshirëse që do të tregojë historitë e ndryshme të palestinezëve në tokat e tyre dhe miliona të tjerëve që jetojnë në mërgim.
Organizatorët kanë hedhur sot gurthemelin në qytetin e Bregut Perëndimor të Birzeit.
Udhëheqësi i projektit thotë se faza e parë llogaritet të jetë rreth 15.000.000 dollarë, dhe do të duhen rreth dy vjet për ta ndërtuar këtë sipërfaqe. Pjesa fillestare do të jetë rreth 3.000 metra katror, dhe më pas do të ndërtohet kompleksi shtesë me 32.000 metra katror hapësirë. Projekti është duke u financuar nga një grup jofitimprurës i quajtur “Shoqata e Mirëqenies”.
Muzeu nuk është një projekt zyrtar, por ka miratimin e Palestinës./mesazhi/
EDITOR
12 years ago
previous article
Fillon kompensimi për largimin e objekteve përreth Qabesë
next article
UEJL përgatitet për 'Ditën e Hapur'
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago