Autoritetet saudite kanë filluar kompensimin e mjeteve për largimin e pobjekteve në kuadër të projektit të zgjërimit të hapësirës përreth Qabesë.

Ministria e Financave të Arabisë Saudite do të paguajë 33 miliardë rijalë sauditë (afro 8.8 miliardë dollarë amerikanë) kompensim për pronarët e pasurisë së patundshme që janë shembur në fazën e katërt të projektit për zgjerimin e hapësirës përreth Qabesë.

Bashkiaku i Mekës, Usame Fadil el-Bar Suudili, në deklaratën e tij për të përditshmen Okaz tha se këto ditë do të filloj dorëzimi i çeqeve personave që do t’ju paguhen mjetet e përmendura.
Fondet që Ministria saudite e Financave i ka ndarë për pagesën e kompensimit të fazës së parë arrijnë deri në 33 miliardë SAR (afro 8.8 miliardë dollarë amerikanë). Deri më tani janë larguar 614 objekte, ndërsa largimi i objekteve të mbetura është në vazhdim e sipër.

Usama Fadil el-Bar Suudili tha se shuma e përgjithshme e kompensimit që do të paguhet si pjesë e të gjitha fazave të projektit të zgjerimit të hapësirës përreth Qabesë do të arrijë rreth 140. miliardë SAR (afro 37,3 miliardë dollarë amerikanë)./igj/