Qeveria siriane, “qëllimisht dhe në mënyrë të paligjshme” ka shembur mijëra shtëpi, bën me dije një raport i ri i “Human Rights Watch”.
Përmes pamjeve satelitore janë zbuluar rrënojat e fortesave të opozitës në qytetet e Damaskut dhe Hamas.
Shkatërrimet janë kryer me eksploziv dhe buldozerë, nga viti 2012 në vitin 2013-të.
Raporti i konsideroi këto si shkatërrime me dashje të pronës private, dhe një krim lufte si pasojë e dënimeve kolektive.
 
Konferenca e Gjenevës
Ndërmjetësi ndërkombëtar për Sirinë Lakdar Brahimi, thotë se ka pritshmëri pozitive për bisedimet mbi Sirinë, raundi i parë i së cilave përfundon të premten.
Sipas tij është e vështirë arritja e një marrëveshjeje, por akujt mes palëve po thyen.
Qeveria dhe opozita sirianë ranë së fundmi dakord që të përdorin komunikatën e Gjenevës të vitit 2012 si bazë për negociata.
Në një nga dispozitat e kësaj komunikate parashikohet krijimi i një qeverie tranzicioni.
Kjo është edhe pika e ngërçit mes palëve.Opozita kërkon hapjen e bisedimeve mbi qeverinë e tranzicionit ndërkohë qeveria kërkon diskutimin mbi luftën kundër terrorizmit në vend.
/Start/