Përfaqësuesit e opozitës siriane e morën vendin e Sirisë në samitin e filluar sot të Ligës Arabe në Katar, kumtuan agjencitë botërore.
Delegacioni i koalicionit nacional sirian u vendos në vendin e caktuar për Sirinë, pasi që emiri i Katarit kërkoi nga pjesëmarrësit tjerë në takim ta ftojnë opozitën dhe zyrtarisht ta prezantojë Sirinë në forum.
Delegacioni katëranëtarësh, i udhëhequr nga lideri i koalicionit nacional të revolucionerëve sirian dhe forcat opozitare, Ahmad Muaz al Hatib, e mori vendin e tij me duartrokitjet e pjesëmarrësve të mbetur, kumtuan agjencitë.
Në hapjen e samitit sheiku Hamad bin Halifa al Tani i bërri thirje Këshillit të Sigurimit të KB-së t’i ndalojë vrasjet në Siri, përçarjet nga lufta qytetare që zgjat veçmë dy vite, dhe përgjegjësit t’i nxjerrë para fytyrës së Gjykatës ndërkombëtare.
Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe ishte suspenduar në vitin 2011 si përgjigje të represioneve të regjimit kundër opozitës, përkujtojnë mediat amerikane.
Categories