Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup përmbylli Kursin e Fikhut në Info Qendrën e FRI – së. Ky kurs kishte për qëllim njohjen dhe fitimin e njohurive të reja rreth jurisprudencës islame. Është realizuar çdo të shtune, e si ligjëruese ishte teologeja Esma Sherifi Kurti e cila çdo javë trajtonte tema të rëndësishme të kësaj lëmie që zënë vend të rëndësishëm në jetën e besimtares.
Në përmbyllje të kursit u realizua një program modest i cili filloi me leximin e disa ajeteve nga Kurani Fisnik, pastaj vijuan edhe disa ilahi. Nuk munguan edhe disa këshilla nga vet ligjëruesja e këtij kursi. Për pjesëmarrëset të cilat iu nënshtruan një testimi vlerësues para disa ditësh, u shpërndanë diploma për përfundimin e kursit. Fjalë rasti kishte përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI – së, Dega Shkup, Isra Sherifi e cila përgëzoi pjesëmarrëset për ndjekjen e kursit, theksoi vlerën e diturisë dhe të atyre që mundohen ta fitojnë atë. Dhe në fund si shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje iu dhuroi dhurata modeste ligjërueses dhe përgjegjëses së kursit.
next article
Vazhdojnë ligjëratat mujore në Nëndegën Karshiakë
you might also like
4 days ago
5 days ago