Të shtunën, më 28 mars, në qytetin e Tetovës, Forumi Rinor Islam realizoi ligjëratë të hapur fetare me temë: “Ramazani, shkolla edukative”, ligjërues në të cilën ishte Fevzi Musliu.
Tema u trajtua duke e parë Ramazanin si edukatorë në 4 sfera: aspektin fizik, nëpërmjet frenimit të dëshirave dhe nevojave fizike; aspektin shpirtëror, duke na afruar me Zotin; aspektin familjar, duke bashkuar familjet në punët e mira; dhe aspektin shoqërorë, duke e marrë Ramazanin si një burim të rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes së shoqërive tona.
Në pjesën e dytë të takimit ligjëruesi u fokusua në dhënien e disa këshillave që kryesisht kishin të bëjnë me planifikimin e kohës dhe objektivave tona për këtë Ramazan.
28 mars 2022, Tetovë