Në nje shkrim të Shejh Muhamed Hasan thuhej: Respekto gruan tënde ! Është SUNNET
Përse ai që ia hap derën e vetures gruas së tij, shikohet si njeri i dobët…?
Përse ai që tërheq karrigën që të ulet në të gruaja e tij, shikohet si njeri i dobët..?
Dhe përse disa përsona e ndjejn veten të liruar nga këto veprime, dhe nuk duan që t’i shohë ndokush në shërbim të gruas sepse ju humbet burrëria…!!!
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e përkulte gjurin e tij, që nëna jonë Aishe (Allahu qoftë i kënaqur me të), të hipte në devën e saj, dhe gjuri i tij i ndershëm është bërë sikur nje shkallë për të…!!
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të) e priste Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të) derisa ajo të pijë ujë, pastaj e merrte enën prej së cilës kishte pirë dhe kërkonte vendin se ku i kishte vendosur buzët ajo, dhe pinte nga ai vend.
Ka thënë Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) : “Më mahnitë një burrë që në shtëpi tek familja e tij është sikurse një femijë (nuk shkakton probleme), ndërsa kur largohet prej tyre është një burrë.”
Dhe shumë prej burrave i kanë ngatërruar kujdestarinë dhe mirësinë, me gratë e tyre mes dashurisë dhe meshirës.
A e konsiderojn vetën më të mirë se Pejgamberi (Muhammedi -Paqja dhe meshira e Allahut qoft mbi të-)….!?
Duket qarte perkushtimi dhe dashuria e forte e Profetit  Salallahu alejhi we sellem per Aishen Radiallahu anha, kurse keta burrat e sotem nuk dua ti perfshij te gjithe pasi disa kane nje marredhenie per ti pasur zili por shumica sot e kane mendjen vetem ne pune ose te rrine me shoqerine, por harojne qe pas kane familje, kane grua , femije qe kane nevoje per dashurine e burrit dhe te babait ne shtepi..
Kur te flet gruaja kthehu heret ne shtepi sepse ajo ka nevoje per ty, te ndjeje pranine e burrit ne shtepi dhe jo te rrije e vetmuar mes kater mureve, dhe te kaloje ne gjendje stressi dhe depresioni, kur te flet ajo pergjigjiu me dashuri dhe embelsi se ajo ka nevoje per ato fjale, nuk ka nevoje per  makina apo gradaciela ne nje kohe kur ti nuk arrin ta besh te lumtur, ne nje kohe kur ti nuk ke durim te lexosh ato qe te shkruan ajo ti.. dhe mbas bisedes ti thuash “Ik se kam pune”, kjo eshte siellja e nje muslimani te devotshem, kjo eshte dashuria qe ndjen ti per te, jo asnjehere.. Kjo eshte nje situate kur  ti spo din se ku do te arrish, ajo jeton per inerci dhe jo nga dashuria, ajo dashuri qe ishte sado e vogel ne fillim te marteses, ajo ka mare rrugetimin e larget te harreses, por hajer inshAllah..
Duket qarte se dikush po nderhyn ne mes, duket qarte se dashuria iku u zhduk bashke me pelhuren e saj te miresise.. Ti o burre musliman, jep maksimumin per familjen tende, mos degjo boten se cfare thote, jep maksimumin per femijen tend sa nuk je vone.. Jeta nuk shtyhet ne kete fare menyre, tregoju me I rregullt me I sinqerte.. Kur te vish ne shtepi mos hajde dhe te shtrohesh direkt dhe te kapesh telefonin dhe te fillosh te luash, por hap nje bisede, se kjo grua ka nevoje te konsultohet me ty, kjo grua ka nevoje per dashurine tende, ka nevoje per perkushtimin tend.. Ne qofte se nuk e jep ti ate dashuri kush do tia dhuroje valle…KUSH ?!
Ishe ti ai qe kerkove doren e saj ne fillim te marteses, dhe ishe I sinqerte I dashur, po tani, ku iken keto. Ku iken dy gjerat me te rendesishme ne nje lidhje..  Ne kemi shume hadithe dhe Ajete kuranore qe na flasin per etiken ne familje dhe te drejtat e burrit dhe te gruas.. A nuk I merr per baze fare ato..?
Ah sa shume qe kam per te shkruajtur por sdi cfare te shkruaj me pare, ah sa shume me dhemb ky shpirt saqe vet Allahu Teala e dij, Ai I di te fshehtat e gjithsecilit, Ai eshte I lartmadherishmi, I Plotfuqishmi, Sundues I Boterave, kini frike Allahun Teala nga ndeshkimi I tij dhe silluni mire me grate tuaja.
Lus Allahun Teala te ndricoje zemrat e muslimaneve dhe te shtoje  dashurin ne zemrat e tyre, dhe te largoje prej tyre Shejtanin e mallkuar..  (Bazuar ne ngjarje te vertete..)
Rejhana Çekrezi
Referencat:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=537032763018676&set=a.392864460768841.100672.144362152285741&type=1&theater