Protestuesit i vënë zjarrin autobusit
Është ndezur një autobus i në Bit Bazar, situata po komplikohet përsëri. Sipas informacioneve autobusi është ndezur para pak momenteve, shikoni video eksluzive nga Portalb:
 

 
Radhë policësh janë vendosur përpara stacionit policor dhe ambulancës në Bit Pazar, prej ku po vijojnë hedhjen e gazit lotsjellës.
Bashkëpunëtori i “Zhurnal” informon se Policia po mban të sprapsur protestuesit, të cilët thuhet se kanë tentuar të dhunojnë një autobus.
Nga tymi i bombave lotsjellëse janë krijuar re mjegulle mbi vendbanimet shqiptare, dhe qytetarë të shumtë shqiptarë janë ankuar për probleme në shikim dhe frymëmarrje.
Bombat e tymit nuk ndalen tashmë një orë e gjysmë.
14:50 – Një pjesë e protestuesve janë tërhequr në zonën shqiptare, Caircanjë, ku po u jepen ndihmë me ujë dhe qepë kundër gazit lotsjellës.
Raportohet se forcat e rendit po hedhin shumë bomba tymi, dhe për pasojë mjegulla ka mbuluar vendbanimet shqiptare, Seravë dhe Gazi Babë.
Shumë kalimtarë të rastit ankohen për djegie sysh dhe pengesa në frymëmarrje. Në mesin e të lënduarve nga bombat e tymit është edhe gazetari i “Zhurnal”.
Dhuna ka humbur në intensitet, por protestuesit e vendosur nuk mjaftojnë së hedhuri mjete në drejtim të Policisë.14: 35 – Protestuesit janë përleshur sërish me forcat speciale të Policisë.
Pas njëzet minutash negociatash ndërmjet një polici shqiptar dhe protestuesve, për lirimin e katër të arrestuarve shqiptarë, pjesëmarrësit në protestë kanë rifilluar të hedhin gurë dhe mjete të tjera në drejtim të pjesëtarëve policorë.
Forcat e rendin po hedhin bomba tymi, por protestuesit guxojnë t’i sulmojnë ata me ç’arrijnë. Përleshja po zhvendoset në drejtim të ambulancës në Bit Pazar.
Situata kritike po vijon tash e një orë.
Rrugët e kryeqytetit në zonën ku po vijojnë trazirat janë boshatisur plotësisht dhe siç raporton gazetari i “Zhurnal”, është një arenë e vërtetë lufte.


Update: Përleshje mes policisë dhe protestuesve shqiptar po ndodh në këto momente në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovasja”.
14:15 – Forcat policore kanë depërtuar në Çarshinë e Vjetër ku dhe janë shpërndarë një pjesë e protestuesve.
Shumë dyqane janë mbyllur, kurse kalimtarë të rastit po largohen në panik.
Protestuesit u kanë ndalë në ndihmë një gruaje shqiptare me fëmijën e saj, e cila ishte alivanosur nga frika.
Një pjesë tjetër e protestuesve ka përmbysur disa makina në afërsi të Bit Pazarit.
Raportohet se Policia ka arrestuar katër protestues.


Protesta e sotme ka dalë jashtë kontrollit kur një pjesë e protestuesve kanë vazhduar të dhunojnë objektet bri rrugës, në mesin e të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”.
Situata eskaloi kur një pjesë e protestuesve filluan të dhunojnë objektet pranë rrugës, mes të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”.
I menjëhershlm ka qenë reagimi i policisë, ndërsa për disa minuta kanë ardhur edhe përforcime me autoblinda, të cilët po zprapsin protestuesit shqiptar.
Për të penguar vazhdimi e protestës dhe shpërbdarjen e protestuesve policia po përdor edhe gaz lotsjellës dhe bomba tymi. Në anën tjetër, protestuesit kundërpërgjigjen me gurë dhe mjete të forta.
Ndërkohë hidhen dyshime që mes protestuesve të ketë të infilturar të cilat shkaktuan incidentit në protestë
GAZETA KOHA
Intervenimi policor në këto momente ka vazhduar në lagjen te qendra tregtare Çairçanja duke hedhur gaz lotësjellës dhe duke iu shkaktuar problem banorëve lokalë.
 

Vazhdojnë përleshjet e protestuesve me policinë në Çarshinë e vjetër, raportojnë mediat. Forcat speciale vazhdojnë të hedhin bomba tymi për t’i zbrapsur protestuesit, ndërsa në vendin e ngjarjes vërehen autoamulanca. Më herët policia ka arrestuar tre protestues.
Situata mbetet mjaft e tensionuar dhe kritike.
*****
Protesta e sotme ka dalë jashtë kontrollit kur një pjesë e protestuesve kanë vazhduar të dhunojnë objektet bri rrugës, në mesin e të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”, raporton Alsat-m. Policia ka shtuar radhët dhe në përforcim kanë mbërritur edhe autoblinda, të cilët po sprapsin protestuesit. Policia po përdor edhe gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë protestuesit të cilët hedhin gurë dhe mjete të forta. Alsat raporton se protesta ka degjeneruar në momentin kur një numër i vogël i personave që dyshohet të jenë infiltruar nga jashtë, kanë provokuar pjesëtarët e policisë dhe i kanë sulmuar me mjete të forta.