Gjatë ditëve që lamë pas në qendrën e Forumit Rinor Islam në Shkup u realizua Takimi Rinor Ballkanik – “Rinia përballë krizave – ndërveprimi dhe zgjidhjet” ku pjesëmarrës ishin të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva dhe Sanxhaku.
Në ditën finale të takimit, pjesëmarrësit fillimisht realizuan aktivitete në grupe punuese me Fisnik Shabanin, ku patën detyrë zgjidhjen e një problemi.
Në programin e mbylljes solemne fjalë rasti pati hoxha Rufat Sherifi, drejtori i WAMY për Kosovën – Mehmed Kalisi, myftiu i Sanxhakut – Senad Halitovic dhe kryetari i FRI – Xhabir Emini. Pjesëmarrësit u dekoruan me mirënjohje dhe me nga një dhuratë simbolike, ndërsa nga OJQ që u prezantuan në këtë takim, komisioni vlerësues zgjodhi shoqatën kulturore “Dituria” – Preshevë për ta vlerësuar punën e tyre me vend të parë.
Besojmë që aktivitet e kësaj natyre kanë një ndikim shumë të rëndësishëm pozitiv për vetëdijesimin e të rinjve në raport me krizat dhe problemet që mund t’i hasin në rrugëtimin e tyre si dhe për mënjanimin e tyre.
Shkup, 12 shtator 2022