Me zbulimin solemn të pllakës me emrin dhe datën e ndërtimit, sot në Rijekë, të Kroacisë, është bërë hapja solemne e Qendrës Islamike, që konsiderohet ndër më të bukurat në Europë.
 

Hapjes solemne i parapriu dorëzimi i “Vakufnameve të Arta” të ministrit të Vakufit Shtetëror të Katarit, Gajs Mubareku el-Kuwari, dhe të mirënjohjeve të veçanta për personat meritorë për ndërtimin e xhamisë së Rijekës.
Pas hapjes solemne ndërkaq u organizua një vizitë e xhamisë, e cila u pasua me lutje.
Në ceremoninë e hapjes së Qendrës Islame të pranishmëve iu drejtuan edhe kryebashkiaku i Rijekës, Vojko Obersnel, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, kryeparlamentari kroat, Josip Leko, shefi i diplomacisë së BE’së në Kroaci, Paul Vandoren, dhe anëtari i Kryesisë së BeH, Bakir Izetbegovic. Fjalimet e tyre ndërkaq u pasuan edhe me fjalët e rasit që mbajtën krerët fetarë në Kroaci, si dhe ministri i Katarit, Gajs b. Mubarek el-Kuwari, dhe emiri i Katarit, Hamed bin Khalif et-Thania, si donatori më i madh i projektit.
Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin edhe ish-kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, ish-presidenti kroat, Stjepan Mesic, si dhe shumë mysafirë nga Sllovenia, BeH, Turqia, Serbia dhe vendet tjera europiane.
Sipas vlerësimeve të organizatorit në hapjen solemne të xhamisë në Rijekë morën pjesë dhe disa dhjetëra mijëra qytetarë dhe mysafirë të tjerë.
Foto:Anatolya

Xhamia, respektivisht Qendra Islamike është konceptuar dhe projektuar nga akademiku Dusan Dzamonja, ndërsa për shkak të vlerave të veçanta të saja arkitektonike, kjo Qendër tashmë ka marrë epitetin e “Xhamisë më të bukur në Evropë”.

Xhamia,ka marr këtë titull për shkak vlerave të veçanta të saja kulturore dhe arkitektonike, ndërsa është konceptuar dhe projektuar nga akademiku Dushan Xhamonja ndërsa idenë e tij e kanë jetësuar arkitektët Darko Vllaoviq dhe Branko Vuçinoviq.
“Një proekt të ngjashëm me këtë nuk mund ta gjeni askund.Shpresoj se pikërish nga se është e veçantë, shum shpejtë do të bëhet e njohur” – tha Arkitekti, Darko Vllaoviq.
Qendra Islamike në Rijëkë, kap një sipërfaqe prej 5.300 metër katror, ndërtimi i saj ka zgjatur më shumë se 3 vjet e gjysmë, ku janë investuar rreth 76 milion kuna kroate ose mbi 10 milion euro.
Photo: Goran Kovacic/PIXSELL
Photo: Goran Kovacic/PIXSELL
Photo: Goran Kovacic/PIXSELL
Photo: Goran Kovacic/PIXSELL
Photo: Goran Kovacic/PIXSELL
Photo: Goran Kovacic/PIXSELL
http://image.dnevnik.hr/media/images/original/May2013/60799309-dzamija-rijeka.jpg
http://image.dnevnik.hr/media/images/original/May2013/60799377.jpg
http://image.dnevnik.hr/media/images/original/May2013/60799376.jpg