Sektori i Femrës Dega Tetovë reazlioi piknik me pjesëmarset e kursit të Kuranit fsh.Sllatinë.
Ky piknik u realizua në parkun e Sarajit ku ishin prezentë të gjitha pjesëmarëset e kursit të Kuranit, me moshatare të ndryshme.
Morën pjesë edhe anëtaret e Sektorit të Femrës Dega Tetovë. Gjatë programit ditor jo vetëm që kishte rekreim dhe sportë për moshat e reja por gjatë ditës kishte edhe një ligjeratë ku ligjëruese ishte teolog’ja Esma Sherifi njëherit edhe përgjegjëse e Sektorit të Femrën në nivel Republikan.Tema e ligjëratës ishte “Vlera e këtyre tre muajëve si dhe pritja e muajit Ramazan”.
Si mualime e këtij kursi ishte Hirisha Ramadani.
Pjesëmarëset u ndanë të kënaqura dhe me shpresë se edhe në të ardhmen do të ketë organizime të tilla.
