Sipas “Europol” të manipuluar kanë qenë loja nga Champions Leauge dhe lojat kualifikuese për Kanpionatin Botërorë.
Poicia evropiane “Europol” në mbledhje ka bërë të ditur se sipas informatave të cilat ato i posedojnë bëhet fjalë për trukimin më të madh të të gjitha kohërave.
Ato nga selia në “Hagë” kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 380 loja të manipuluara në të cilat janë të përfshira loja nga kualifilimet e Kampionatit Botërorë, Europian dhe loja të Ligës së Kampionëve.
Nëpërmjet manipulimeve trukuaesit kan siguruar fitime prej tetë milion Euro.
-Për ne një gjë është e sigurt, bëhet fjalë për manipulimin më të madh të të gjitha kohërave, ka deklaruar njeriu i parë i “Europol-it” Rob Wainwright.
Plotësisht do të hapen hetime edhe për 300 profi fudbollist të tjerë. Më së shumti nga trukimet janë të prekura Spanja, Britania Madhe dhe Holanda.
Në manipulimet janë të përfshirë gjithsej 420 Fungsionar, fudbollist të pensionuar, aktiv dhe referë nga gjithsej 15 shtete. Pas gjithë këtijë trukimi supozohet se qëndron një Sindikate Bastoresh nga Azia e cila është aktive në Evropë.
-Ky është vetëm fillimi i problemit, ka thënë Wainwright, ai më tej ka vazhduar se “Kjo është dita më e errët e fudbollit evropian”.