Categories
Opinione

Poli verior, Arktiku

Poli verior i Arktikut shtrihet me sipërfaqe të mëdha të akullit, të cilët kohët  e fundit kanë nis dalëngadalë të shkrihen, në të cilin jetojnë 45 fise të ndryshme autoktone. Viteve të fundit Arktikun hyri në qendër të vëmendjes botore, si për shtetet të mëdha botërore ashtu  edhe  për korporatat  të fuqishme ndërkombëtare, në saje të  zbulimit të sasive të mëdha të naftës dhe gazit, të cilët si të tillë, janë  bërë objekt i hulumtimit dhe eksploatimit të  shteteve të rëndësishme botërore, sikurse që janë në radhë të parë, SHBA-ja, Kanada, Rusia,  si dhe shtetet skandinave, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda.
Rusia, si një prej shteteve më të përafërta të polit verior të Arktikut i ka shtruar kërkesë Kombeve të Bashkuara, për të drejtën e shfrytëzimit  dhe eksploatimit të pjesës më të madhe të sipërfaqes euroaziatike të Arktikut në sipërfaqen e tërësishme prej 1.200.000 km2. Në anën tjetër organizata, ndërkombëtare financiare (Internacional Finance Organization) e cila është ë e lidhur ngusht me Bankën Botërore, dëshiron të parandalojë Rusinë në këtë projekt duke ja ofruar zgjidhjet tjera alternative,  atë të burimeve  alternative të energjisë sikurse që janë erërat e fuqishme në Arktik nga të cilat Rusia mund të prodhojë energjinë elektrike dhe nëpërmjet Norvegjisë dhe Finlandës të eksportoj për tregun e Bashkimit Evropian. Kjo është edhe një përpjekje diplomatike mbrapa së cilës qëndrojnë korporatat të fuqishme angloamerikane për të zmbrapsur Rusinë nga hulumtimi dhe eksploatimi i mëtejmë i resurseve energjetike në Arktik,  të naftës dhe gazit.
Poli i Arktikut tani gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një regjion në të cilin po kryqëzohen interesat e mëdha në njërën anë, në radhë të parë, të SHBA-së dhe Rusisë, e pastaj edhe të Kanadasë, Suedisë, Norvegjisë, Finlandës, Danimarkës, Islandës . Në polin verior të Arktikut janë zbuluar një e katërta e rezervave të gjithëmbarshme të naftës në nivel botëror, dhe  me shkrirjen e ngadalshme të akullnajave, do të hapej rruga për eksploatimin e këtij burimi energjik më të rëndësishëm aktual botëror. Rëndësia tjetër e kësaj zone është se me këtë fenomen aktual që po ndodh, po hapet edhe rruga (korridori) detare, ku do të shkurtohej për 5mijë e gjer në 6 mijë km, distanca nga Lindja e Largët për në Evropën Qendrore ( si p.sh. nga Shangaji i Kinës gjer në portin e Hamburgut të Gjermanisë ),  si alternativë  rrugës aktuale detare jugore e cila kalon nëpërmjet kanalit të Suezit  nëpër Detin Mesdhe dhe nëpërmjet kanalit të Gjibraltarit kalon në Evropën Qendrore. Këta komponentë e kanë shndërruar polin verior të Arktikut në një zonë me rëndësi të veçantë gjeopolitike dhe gjeostrategjike me resurse të pasura energjetike, në rradhë të parë, të naftës dhe gazit.
Në njërën anë është blloku apo Këshilli i Arktikut në të cilin bëjnë pjesë SHBA-ja, Kanada-ja, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda, e ndërsa në anën tjetër Rusia është duke u përpjekur të formojë bllokun e vet, duke afruar në anën e vet Kinën dhe Indinë si kundër balancë bllokut të themeluar më parë në Arktik.
Viteve të fundit blloku apo Këshilli i Artikut e ka shtuar me të madhe prezencën ushtarake rreth e përqark Arktikut ashtu që gjatë vitit 2012 janë mbajtur manovra të mëdha ushtarake në të cilin kanë marr pjesë  trupa ushtarake nga 14 shtetet, në të cilin janë kryer stërvitje luftarake me pjesëmarrjen e gjerë të helikopterëve, avionëve dhe mjeteve të ndryshme të blinduara, në të cilin janë dalluar me përfshirjen  e tyre trupa ushtarake kryesisht SHBA-ja, Kanada, Britania e Madhe, Franca, Suedia dhe Norvegjia. Në kundërpërgjigje të kësaj, Rusia po ashtu, gjatë vitit 2012 mbajti manovrat e veta ushtarake në rajonin e Besovetsit-Karelisë në të cilin morën pjesë një numër të caktuar të avionëve luftarak, anijeve, mjeteve të blindura, tankeve dhe trupave të saja ushtarake.
Kina, për të hulumtuar  rrugë të reja detare apo korridore detare ka dërguar një anije tregtare nëpërmjet polit verior të Arktikut dhe detit Verior, ashtu që anija tregtare e kompanisë shtetërore kineze COSCO ka nis udhëtimin nga limani kinez Dalian dhe për më pak se 30 ditë  anija ka arritur në limanin e Rotterdamit në Holandë, duke shkurtuar distancën rrugore në gjatësi prej 5400 km, prej asaj ekzistuese jugore nëpërmjet kanalit të Suezit, ku me këtë rrugëtim doli në plan të parë rëndësia e rrugës detare sidomos për Kinën nëpërmjet polit verior të Arktikut.
Në këtë drejtim, Islanda ka nënshkruar një marrëveshje me Kinën lidhur me shfrytëzimin  e korridoreve detare të cilën me të madhe e e shkurton rrugën nga Shangaji për në Hamburg. Në marrëveshjen e nënshkruar, Kina do të mund të plasojë prodhimet e veta në Evropë, nëpërmjet korridoreve detare të polit të veriut duke shkurtuar distancën për rreh 6.000km,  duke e afruar tani edhe  më shumë Kinën me Evropën.
Gjatë këtij viti Kanada në ishullin Cornwallis në Arktik e ka përforcuar bazën ushtarake të saj, në kundërpërgjigje të kësaj Rusia e ripërtëriu bazën e saj ushtarake të braktisur në vitin 1993  në ishujt e Novosibirskit  me ç’rast paralajmëroi kthimin e flotës ruse  në Arktik pas plot 20 vitesh të braktisura, nga rrënja e sistemit komunist në ish BRSS-së.
Në fund të këtij përshkrimi, do e përmbyll, se  një zonë, siç është poli i veriut Arktiku, i cili në të kaluarën  ka qenë i njohur me sipërfaqe të mëdha të mbuluara  me akullnaja dhe borë në të cilën jetojnë pinguinët dhe arinjtë e bardhë, tani doli në skenën ndërkombëtare dhe në opinionin e gjerë publik ndërkombëtar si një zonë e rëndësishme gjeostrategjike e pasur me resurse të mëdha energjetike në të cilin po kryqëzohen interesat e shteteve të mëdha dhe korporatave ndërkombëtare që merren me eksploatimin dhe shfrytëzimin e resurseve energjetike në botë. Poli i veriut, Arktiku, tani është një pikë vitale, në radhë të parë për SHBA-në dhe Rusinë, si dhe për shtetet tjera të fuqishme, të cilët do të garojnë në mes vete për të eksploruar dhe shfrytëzuar në radhë të parë resurset e pasura energjetike e në rradhë të dytë edhe  rëndësinë e korridoreve detare të cilat në një masë të madhe e shkurtojnë distancën në mes Lindjes së Largët dhe Evropës Qendrore.
Shkrirja e akullnajave në polin verior të Arktikut do të ndihet edhe më larg regjionit të Arktikut, dhe nuk ka vend që mund të evitoj pasojat eventuale nga ky fenomen natyror që është duke ndodhur, si pasojë e të cilës do të rritet niveli i detërave dhe do të pasoj ndërrimi i kushteve klimatike. Ashtu që jo vetëm shtetet që janë afër Arktikut, por edhe shtetet tjera larg Arktikut kanë të drejtë të interesohen dhe të marrin vendime të përbashkëta për polin e veriut të Arktikut, pasi që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthoras pasojat eventuale që mund të ndodhin, do të  godasin të gjitha shtetet, dikë më shumë e dikë më pak.

Exit mobile version