Pas ndalesës tetë vjeçare, policia Kombëtare e Indonezisë ka lëshuar një rregullore të re e cila lejon bartjen e shamisë për policet në detyrë

Me këtë rregullore policia i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të policeve dhe disa organizatave Islame që veprojnë në Indonezi, të cilat kërkonin lejimin e bartjes së mbulesës islame gjatë detyrës.
“Nga nesër, gratë që dëshirojnë ta vënë shaminë mund ta bëjnë këtë edhe gjatë kryerjes së detyrës”, tha shefi i ri i policisë, gjeneral Sutarman, njofton Agjencia e Lajmeve ‘Antara’ të mërkurën.
Ai tha se bartja e shamisë është e drejtë e njeriut, duke shtuar se të gjitha grave u lejohet mbulesa e kokës nëse ato besojnë se kjo është pjesë e obligimit të tyre fetarë.

Kjo rregullore përmbys ndalimin e shamisë në kodin e veshjes së policisë nga viti 2005./igj