Categories
Lajme

Presidenti pa rrogë

Ministri i financave të qeverisë egjiptiane, e dalë nga puçi ushtarak, ka deklaruar se presidenti i rrëzuar, Muhamed Mursi, nuk e kishte marrë rrogën e tij si president që nga dita që e kishte marrë këtë post, e deri në ditën kur u rrëzua. Një fakt i tillë e la pa fjalë komisionin qe merret me hetimin e të ardhurave të paligjshme.
E njëjta gjë vlen dhe për këshilltarin e presidentit, doktor Ejmen Ali, i cili është arrestuar dhe nuk dihet se ku mbahet. Babai i tij ka deklaruar se i biri e kryente këtë detyrë vullnetarisht dhe nuk merrte rrogë. Veç kësaj, ai është shprehur se  i biri e merrte bukën me vete çdo ditë para se të nisej për në punë. E një surprizë tjetër që e tregon i ati i doktor Ejmen Ali, është se i biri ia përgatiste drekën presidentit Mursi, nga të ardhurat e tij personale. Atij i rrodhën lot kur e publikoi këtë lajm dhe shtoi se nuk kishte dashur ta tregojë një fakt të tillë. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version