Edicioni i 26-të i manifestimit tradicional “Në gjurmët e më të mirëve” u pasurua me një program artistik të veçantë, që ndërthuri interpretimin e ilahive me artin pamor.
Nafidan Miftari solli para të pranishmëve interpretimet e ilahive “Do ta mbrojmë këtë fe” dhe “Më mbuloni”, ndërsa artisti i mirënjohur nga Turqia, Ramazan Yumrutepe, përcolli një mesazh domethënës përmes performancës së tij të veçantë me artin e rërës.
Këto paraqitje i dhanë mbrëmjes një atmosferë të veçantë shpirtërore dhe artistike, duke pasuruar programin kushtuar dijes, suksesit dhe vlerave.
Shkup, 22 tetor 2026
