Categories
Lajme FRI

Projekti “Edukohu, debato! Muhamedi alejhi selam shembulli më i mirë në komunikim

Të shtunën, me datë 02.02.2013, në lokalet e Kafe Klub FRI, në kuadër të projektit “Edukohu, debato!”, për hirë të ditëlindjes së Profetit Muhammed (Alejhi selam), para një numri të madh të rinjësh, u mbajt një ligjeratë nga teologu Hasan Baftijari në temën: “Muhamedi alejhi selam – një model në komunikim me njerëzit ”
Ligjerata në fjalë ishte në përputhje me qëllimet e këtij projekti i cili synon që ti pajisë të rinjtë me aftësi dhe teknika të ndryshme komunikuese dhe prezantuese. Teologu i nderuar nëpërmjet kësaj ligjerate u solli pjesëmarrësve në këtë trajnim modelin më të përsosur në fushën e komunikimit, e ai padyshim se është Profeti ynë Muhamedi (alejhi selam). Duke sjellur ngjarje dhe shembuj të ndryshëm nga jeta e Profetit Muhammed alejhi selam., teologu arriti të pikturojë shumë bukur menyrën se si Profeti (alejhi selam) komunikonte me të tjërët dhe e percillte mesazhin tek ta.
Prezantimi i mirë i ideve është qelësi i suksesit në çdo fushë ku mes tjerash ligjeruesi përmendi se gjatë leximit të haditheve, shpeshherë mund të përfytyrojmë pamje të gjalla, plot tinguj, aroma dhe ndjenja. Në të njëjtën kohë, transmetuesit e haditheve përdorin fjalë përshkruese, për të na dhënë një pamje të plotë tredimensionale të çdo ngjarjeje. Kështu ne mund “të shohim” me syrin e mendjes gjestet dhe veprimet konkrete të Profetit (alejhis-selam) kur fliste. “Profeti Muhamed a.s ishte i vetëdijshëm, se pjesa më e madhe e traditës së tij do të transmetohej gojarisht, prandaj dhe fliste qartë, duke e përsëritur çdo çështje të rëndësishme tre herë. Ai e mbante gjithmonë trupin drejt duke shprehur kështu besim dhe forcë; ecte shpejt duke shprehur vendosmëri dhe fytyra e tij ishte gjithmonë e qeshur. Ai i jepte njerëzve vëmendje të plotë, duke e kthyer të gjithë trupin dhe jo vetëm kokën në drejtimin e tyre.” Ishin disa nga cilësitë e Profetit a.s. te cilat i theksoi teologu Hasan Baftijari në ligjeratë.
Pas përfundimit të ligjeratës, aktiviteti vazhdoi me pjesën e dytë, me trajnimin e rradhës me temë “ Argumentimi dhe llojet e argumentimit”, që njëherit përbën edhe një nga temat më të rëndësishmë në mësimin e aftësive komunikuese, posaqërisht në lëminë e të debatuarit. Trajnues kësaj radhe ishin z. Fahmi Osmani dhe z. Fatmir Aliu.
edukohu2
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version