Në Londër është prezantuar proekti i aeroportit të ri i cili do të ndërtohet pikërisht në Londër. Bëhet fjalë për projekt me vlerë 55 miliard euro. Nëse projekti pranohet, aeroporti i tanishëm “Heathrow” do të shembet dhe në vendin e tij do të ndërtohet një lagje, shkruan Daily Mail.
Ndërtimi i aeroportit të ri është edhe dëshirë e kryetarit të Londrës, Boris Jonson. Projekti ndryshe quhet edhe Boris Island, pasi që do të ndërtohet në një ishull artificial, 80 km në lindje të Londrës. Konzirciumi që e projektoj aeroportin e ri, thekson se nëse realizohet projekti në të do të kishte vende pune për 200.000 njerëz. Aeroporti do të kishte 6 pista, ndërsa ndërtimi i tij do të përfundonte pas 7 viteve.
Nga aeroporti i tanishëm ‘Heathrow’ e kundërshtojn planin për ndërtimin e aeroportit të ri./Shqipmedia
0a
0b
0c
0d