Askush nuk foli, të gjithë bënë zë. Po i shikoj që prej disa ditesh njerëzit duke shkruar rreth gjendjës së rrëndë në Rripin e Gazës dhe – të mos paraqitem neutral sepse nuk e kam atë ndërmend – vendosa që të shkruaj edhe vetë. Këtë vendim e bëra para ca ditesh. Mirëpo, zgjodha që para se të themeloj ndonjë analize apo të komentoja rreth situatës, të bëj një krahasim me atë se çfarë thuajnë mediat tjera(jo-Perëndimore) dhe ato të Italisë, ku jetoj unë aktualisht, pasiqë desha ta vërtetoj këtë anomali mediatike ndaj të cilës shumë kospiracionist na alarmojnë. Rezultati ishte – fatkeqësishtë – i pritur, duke qenë se gjithmonë kam ditur se si mediat e Perendimi formulojnë shërbimet gazetarike të tyre kur bëhet fjalë për qështjen Palestinë-Izrael, apo sidoqoftë kur bëhet fjalë për mysliman. Në Itali ndëgjoj shpeshë herë fjalën “izraelit të vrarë”, ndërsa kur bëhet fjalë për popullin palestinez, ato thuajnë “palestinez të vdekur”. Sikur ata kanë bërë vetëvrasje! Këto anomalitë janë vërtetuar edhe nga politikani i njohur anglez George Galloway, i cili në llogarinë e tij në Facebook, gjithmonë denoncon faktin se si heshtët qështja e palestinezëve nga mediat Perëndimore të njohura si BBC, CNN etj., duke i paraqitur ata gjithmonë si antagonistë, apo si përçarësit e situatës. Kam hasur të shikoj shumë shumë video të situatës aktuale në Gaza, dhe atë se çfarë kam parë më ka bërë që të urrej ende më shumë këtë botë mediatike të Perëndimit, ndaj të cilës që prej më parë nuk kam patur tërë këtë simpati. Dhe, nuk është se e pëlqej futbollin dhe se ai më ka bërë që të harroj mallkimin në të cilin jetojnë vëllezërit tanë palestinez, por hezitova përshkak të mos mbaja ndonjë qëndrim të pasakt.