1. Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet “Rruga për te Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit.
2. Nuk ka të ngelur nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjesht mësimdhënia.
3. Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbëtorë që të kujdesen për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët.
4. Nxënësit japonezë pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë 15 minuta së bashku me mësuesit e tyre, një gjë kjo që bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset për të pasur sa më shumë pastërti rreth e rrotull.
5. Nxënësit japonezë marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqimi që marrin, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël.
6. Stafi i drejtorëve dhe mësuesve të shkollave ushqehen gjysmë ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimit që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit ‘e ardhmja e Japonisë’ dhe duhet në mënyrë të veçantë ruajtja dhe kujdesi ndaj tyre.
7. Pastruesit e rrugëve në Japoni quhen “inxhinierë të shëndetit”, ku rroga e tyre shkon nga 5000 deri ne 8000 dollarë në muaj, e pranimi i tyre në punë kalon në disa provime me shkrim dhe me gojë.
8. Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restorante dhe vende të mbyllura dhe në vend të “silencioz” është e shkruar “moral”.
9. Çdo person që shkon për të ngrënë në restorante nuk merr më shumë se sa ka nevojë dhe asnjeri nuk lë ushqim në pjatë.
10. Mesatarja e vonesave të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite. Kjo tregon që japonezët janë persona që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për orët, minutat dhe sekondat që kalojnë e s’kthehen më.