Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në La Plata të Buenos Aires-it.
Një djalë 5-vjeçar, i cili vuante nga sindroma Dawn dhe nuk fliste me njeri dhe as nuk lejonte njeri ta prekte, ka filluar të flasë e të luajë me një qen të racës Laborador të quajtur Himalaya.
Videoja, ku tregohet Hermani i vogël duke luajtur dhe qeshur me qenin, është publikuar nga e ëma e tij në youtube, ku shkruan se djali i saj nuk lejon njeri që ta prekë, por qeni e bën atë në një mënyrë shumë të butë saqë djalit i pëlqen dhe duket se i ka gjetur “pikat e dobëta” për të reaguar.
/Shekulli Online/