Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) përgëzon Republikën e Shqipërisë në lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sigurisht, kjo paraqet një arritje të madhe në rrugëtimin e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për më shumë sepse marrja e statusit të vendit kandidat vjen si rezultat i shumë përpjekjeve të bëra për vite me radhë.
Gjithsesi, pas anëtarësimit të plotë në strukturat e NATO-s, ky është testi i dytë të cilin Shqipëria e kaloi me sukses, por procesi drejt të qenurit anëtare e plotë e BE-së nuk përfundon vetëm me marrjen e statusit të vendit kandidat, ngase kjo rrugë nënkupton punë të palodhshme drejt reformave në gjyqësi dhe administratë, rritje ekonomike, luftim të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, arsim kualitativ, bashkëpunim ndërfqinjësor, media dhe OJQ të pavarura etj.
Edhe një herë, përmes kësaj letre përgëzojmë Republikën e Shqipërisë për punën e bërë deri tani, dhe e inkurajojmë që të vazhdojë me hapa të njëjtë edhe më tutje.
 
Qendra për Mirëkuptim dha Bashkëpunim Insitucional
Muhamed Murtezi, Kryetar