Obeziteti është një sëmundje kronike me bazë gjenetike e nxitur nga faktorët e jashtëm dhe e shfaqur me rritjen e tepruar të yndyrave në trup.
Obeziteti nuk dëmton vetëm pamjen e jashtme fizike; në të njëjtën kohë nxit dhe shfaqjen e sëmundjeve tjera. Mes dëmeve të shkaktuara nga obeziteti radhisim dhe sëmundjet e enëve të gjakut. Tensioni i lartë dhe problemet e tjera me të, niveli i lartë i kolesterolit dhe bllokimi i enëve të gjakut janë disa nga shenjat e kësaj sëmundjeje. Bllokimi i enëve të gjakut bëhet shkak i infarkteve dhe i vdekjeve të papritura.
Krahas kësaj, kilet e tepërta dëmtojnë dhe sistemin kockor e atë muskulor. Të sforcuar të mbartin një peshë më të madhe se e duhura, kockat fillojnë të gëlqerizohen, shfaqet fenomeni i shkrirjes së kockave si pasojë e jetës pasive dhe dobësimi i muskujve. Dëmtimi i belit mund të nxisë dhe shqetësime të tjera, si hernie diskale.
Qumështi dhe produktet e tij zënë një vend të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe ushqyerjen e tij. Veçanërisht gjatë fëmijërisë, periudhës së gjidhënies e në pleqëri. I njohur si mbrojtësi i kockave, qumështi luan një rol mbrojtës ndaj sëmundjeve kronike si obeziteti, kanceri, hipertensioni etj.
I pasur me proteina dhe kalcium, qumështi mundëson dhe rënien në peshë. Specialistët sugjerojnë konsumimin e dy gotave qumësht në ditë për të parandaluar shfaqjen e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera kronike. Kjo këshillë veçanërisht u drejtohet fëmijëve në rritje e sipër, por sigurisht vlen edhe për të rriturit. /Start/
admin
11 years ago
next article
Dy libra të rinjë nga shkrimtari Mexhid Yvejsi
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago