Categories
Të tjera

Qyteti nën hijen e çadrave shumëngjyrëshe

Rrugët e qytetit Agueda në Portugali janë një vepër arti më vetë, teksa mbi to vendin e qiellit të kaltër e kanë zënë çadrat shumëngjyrëshe.
Ato jo vetëm që i mbrojnë kalimtarët nga dielli por tashmë kanë tërhequr edhe vëmendjen e turistëve.
Projekti tejet interesant i quajtur “Umbrella Sky Project” është zhvilluar nga firma “Sextafeira Produgues”, e cila i është dedikuar krijimit të instilacioneve të ndryshme urbanë, me kosto të lirë.
Ideatorët thonë se ideja e çadrave plot ngjyra kë promovuar tregtinë dhe ka rritur turizmin në rajon. Një zëdhënës nga Projekti tha: “Me të vërtetë ia vlen të shohësh pamje kaq të mahnitshme nga afër”.
/Start/E.SH/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version