Prof. Savash VELIU, 17 nentor 2014
Ne teritoret e Lindjes se Mesme te kohes se Halifatit Osman, Bota Perendimore do te evitoj ekzistencen e bazeneve te naftes dhe se Porta e saj kryesore per t’u futur drejte Lindjes se Mesme do te kalonte permes tokes Palestineze. Per te arritur tek ky qellim do te projektohet Lufta e Pare Boterore, duke i vendosur Jehudet ne Palestine do te frenohej bota islame dhe ky projekt do ta lironte gjithashtu boten perendimore nga melci dhembja e saj e brendshme, qe zgjaste me shekuj!
Prandaj, Sulltan Abdulhamid Hani i II, qe te mos vendoset nje pushtet israelit ne Palestine, edhe perkunder njeqind e pesedhjet million paund anglez ne flori peshqesh nuk do ta pranoj ate plan. Pas refuzimit kembengules te Halifit, jehudet sionist ne krye me Teodor Hercin dhe perendimoret do te formojne koalicion i cili ne vazhdimesi do te kercenoj Abdulhamid Hanin deri sa ai te rrezohet nga froni. Dhe pas kesaj ndodhi ajo cka kishte per te ndodhur!
Duke e ditur se ne kete rajon perendimoret kane nuhatur erren e naftes, Halifi i Devleti Osmanije do te ndertoj strategji kunder fushates se tyre duke ndertuar hekurudhen kryesore si nje damar qe do te lidhte Porten e Madhe me Bagdadin, Bagdadin me Kudusin, kurse Kudusin me Mekken dhe Medinen. Hekurudhe kjo rreth bregut te Detit Mesdhe, nje fortifikat perball botes sioniste, permes se ciles do te bartet nafta, municioni dhe ushtria osmane per nevojat e mbrojtjes se tokave te Halifatit, duke nderhyr shpejt ne cdo cep te saj.
Hekurudha strategjike ne ndertim do te sabotohet nga ushtria britanike, duke i nxitur bashkpuntoret arab per te vjedhur dhe per te shkatruar binaret te shtruar pergjat detit mesdhe. Poashtu ne anen tjeter britaniket stervisnin arabet per ta luftuar Halifatin dhe ushtrine e saj te shpallur si okupator shkaku se nuk jane arab, duke u premtuar nje Halifat i cili do te udhehiqet vetem nga arabet. Dhe per kete mission do te zgjidhet familja e njohur e fisit Saud, nje fise kundershtar i njohur i Profetit Muhammed a.s., te cileve i’u premtua Halifati i ri.
Misionaret saud, permes sabotimit dhe sulmeve ndaj ushtrise Osmanije do ti bejne deme te shumta strategjise se Abdylhamid Hanit. Ne keta rrethana te sekletshme Devleti Osmanije, vetem per mbrojtjen e Palestines dhe Kudusin do te jep mbi 500 mije shehid, kurse per mbrojtjen e Mekkes dhe te Medines 200 mije shehid. Prandaj Turqia e Erdoganit eshte gjithmone e para qe ngre zerin e arsyes per mbrojtjen e Palestines dhe te Gazez, shkaku se ajo eshte nje amanet i paguar me gjak!
Me nje ane Kemal Ataturku ne tjetren anë “Selefistet ndjeksit e Abdul-Vehabit” e arriten qellimin qe ta rrexojne Halifatin Osman se Bashku me Britanezët.
Kështu që një natë në fund të nëntorit 1922 Cox, përfaqësuesi i Britanisë në Bagdad, i thirri në çadrën e tij Sheikun Abdul-Aziz ibn Saud, shpejt për t’u bërë sundimtar i Arabisë Saudite. Kjo i dha fund rrugës pa krye.
Vehabitët “selefist” ia kanë shitur Palestinën qysh herët çifutëve dhe kjo ka ndodhur në konferencën (Elakir) në vitin 1922, në vendin e quajtur Elahsae, në mes udhëheqësave vehabit dhe ministrisë së jashtme Britanike. Kjo shkruhet në vërtetimin zyrtar në të cilin thuhet: “… Kam vendosur dhe e falënderoj njëmijë herë zotëri Bersi Kuks, përfaqësues i Britanisë së Madhe, që nuk ka kurrfarë pengese nga ana jonë që t’i jepet Palestina çifutëve të varfër ose të tjerëve sikur që po mendon edhe Britania dhe nuk kundërshtoj mendimin e saj derisa të ndodh kijameti”. Arlah Bin Xhorjon ka arritur në vizitë në Teheran me 13. 09. 1945, pastaj në Rijad që të vërtetojë marrëveshjet; po ashtu, një delegacion vehabit drejtohet për në Londër, që të prezentojë në konferencën qëllimi i së cilës ishte shpërngulja e çifutëve për në Palestinë dhe përfaqësues i vërtetë i tyre ishte Shejhu i tyre Xhon Filip. Xhon Filipi propozon në dhënien e Palestinës çifutëve me qëllim të çlirimit të gjitha tokave arabe.
“Sekti Selefist” ndjeksit e Abdul-Vehabit gjithmonë kanë qenë Kundër Palestines dhe pro Cifuteve. Dokumenti i diskutueshëm, i shkruar si një njoftim të atëhershëm britanik delegatit gjeneral major Sir Percy Zaharias Cox, është edhe një dëshmi e qasjes armiqësore familjes mbretërore të Arabisë Saudite ndaj popullit palestinez.
“Unë jam Sulltan Abdul Aziz Bin Abdul Rahman Al Saud al-Faisal dhe unë pranoi një mijë herë, që unë nuk kam asnjë kundërshtim për dhënien e Palestinës për të varfërit hebrej ose edhe për jo-hebrejtë, dhe kurrë ndonjëherë ne nuk do të shkelim urdhrat e Britanis se Madhe”.
Kur filloi kryengritja palestineze në vitin 1936 kundër Britanisë, sepse qëllimi i Britanisë ishte dhënia e Palestinës çifutëve sionist, ndërhynë “Selefistet” në shërbim të Britanisë që t’i mashtrojnë për liri, duke ju premtuar kryengritësve që Britania do t’i plotësojë kërkesat e tyre nëse e ndalin kryengritjen. Thirrja e “Selefistëve” ishte si vijon:
“Ju drejtohemi vëllezërve arabë palestinezë se jemi në vëzhgim të gjendjes që po mbretëron në Palestinë; në pajtim me mbretërit arabë dhe emirin Abdullah ju bëjmë thirrje që të ndaleni dhe të qetësoheni, të mbështetur në Allahun dhe nijetin e mirë të qeverisë angleze dhe dëshirën e saj të njohur për drejtësi; na zini besë neve, së shpejti do t’ju arrijmë në ndihmë”.
Kjo thirrje u bë duke u mbështetur barabart në Allahun dhe në kristianët!, vetëm që të përçahen palestinezët. Emirët e Nexhdit Fejsal Bin Abdulaziz u takuan me udhëheqësit palestinezë në Kudus duke ju drejtuar atyre përfaqësuesi i “Selefisteve” me këto fjalë:
“Duke u mbështetur në atë sa e njohë sinqeritetin e qëllimeve të Britanisë mund të betohem në Allahun se Britania është e vendosur në atë çka na ka premtuar…”. Kur filloi lufta në Palestinë me 15 Maj 1948 udhëheqësit te sektit vehabitë dërguan ushtarë në ndihmë të palestinezëve. Këta ushtarë ishin të papërgatitur dhe në numër të vogël nga 60 deri 200. Emiri i lindjes se Jordanit Abdullah Bin El-Husejn, nuk lejoi futjen e tyre ne tokën e tij. Po ashtu ndodhi edhe në pjesën veriore. Atyre ju mbetet vetëm pjesa jugore, në të cilën nuk kishte kurrfarë lufte. Më pastaj këta ushtarë hyjnë në shkollat e Egjiptit për ushtrime. Ndërsa për armët e tyre fletë udhëheqësi Taha El-Hashimij, kryetar i seksionit ushtarak, i cili thotë: asnjë armë nuk ka qenë në gjendje të përdoret, të gjitha kanë qenë jashtë përdorimit për mungesen e pjesëve që e kanë pasur.
Që nga viti 1936 deri në vitin 1948 Sionistët nga populli Palestinez kane vrarë me shume se pesëqind mijë burra, gra dhe fëmijë për të ndërtuar Shtetin e Israelit dhe kane zhvendosur mbi 2 milion palestinezë jashte Palestines me ndihmën e Britanise, Francës dhe Amerikës. Sot me shume se 10 milionë palestineze jane jashtë Palestinës.
Gjithe kjo ndodhi shkaku se Arabet te mashtruar nga Britaniket i besuan endres se tyre se, duke ngritur “Nacionalizmin Arab” do te shporin nga Arabia Halifatin Osman dhe ne vend te saj do te ngrisin “Halifatin Arab”. Mashtrimi i madh u realizua permes Muhamed Abdull Vehabit i cili besoj se “Halifati Osman” duhet te rrenohet e pastaj ai si prijes i ri do ta rindertoj prej fillimit “Halifatin Nacionalist Arab”.
Hesapi i shtepise me ate te Pazarit kurr nuk mban. Keshtu udheheqesit te shitur arab ne fund e shporen “Halifatin Osman”, por belan e gjeti populli arab, ne kurriz te tyre edhe gjithe muslimanet e botes sot.
Dmth, “Derisa nuk rregullohet ceshtja e Palestines, kurr nuk do te ket qetesi ne boten islame”!
… poshte ne foto; Anglezet pushkatojne hindu-muslimanet qe refuzuan te luftojne kunder ushtrise Osmane ne vitin 1914.