Autor: Fuat Shabani
Ramazani ky muaj i veçantë i kalendarit Islam, që në vete ngërthen urtësi të shumta, dhe mësime të panumërta i cili është shkollë në vete ashtu siç thotë edhe poeti arab Mustafa Sadik er- Rafia “ Sa i madhërishëm je o Ramzan, sikur bota ta dinte vlerën tënde të vërtet do të quanin shkolla tridhjtëditore“.
Islami përveç që i kushton rëndësi aspektit shpirëtor, ai padyshim që nuk e menjanon edhe atë material, sepse edhe vet njeriu si krijesë e dalluar i përmban këto dy komponente. Edhe për ketë arysye jo rastësisht edhe disa nga shtyllat e Islamit, si adhurime koncetrohen në keto dy apskete pra atë shpirteror dhe material, siç është Zekati , Haxhi po edhe Ramazani. Keto adhurime pëpos që kerkojn bidje shpirtërore ata duhet të realizohen edhe me mjete materiale.
Ramazani perpos se është një edukues shpirtëror e moral, ai është edhe edukator ekonomik. Por a thua cilat janë ato mësime apo urtësi ekonomike që mund ti nxjerim nga kjo shkollë e madhe e Ramazanit, dhe si ndikon ai në ekonomi?
- Racionalizimi i sjelljes së konsumatorit
Nga mësimet më të mëdha të agjërimit që ne shpesh e harrojm edhe bile e anashkalojm është trajnimi dhe edukimi i individit për ta balancuar sjelljen e tij ekonomike nëpërmjet reduktimit të sasis së konsumit ushqimor, spese agjërimi në esencë është ndalim nga konsumi gjatë peridhës ditore e që mund të jetë më shumë se 15 orë, periudh kjo e cila njeriu ka më së shumti nevoj për të konsumuar. Kjo gjithashtu ndikon edhe në reduktimin e ushqimeve ditore qe zakonisht I konsumojm, pra nga tre ushqime (vakte) ditore në dy, nje ulje e konsumit për 33% (1/3) nga konsumi i pergjithshëm ditor të një personi që dmth ulje te shpernzimeve të konsumit, dhe kjo neve na mundëeson ti rrisim kursimet, që më pastaj ti investojm ato, dhe nga ana tjeter mundëson stabilitet të çmimeve të produkteve në treg, spese kur kërkesa zvoglohet dhe çmimet zvoglohen dhe e kundërta, qe fatkeqësisht ne e bëjm të kundërtën gjatë këtij muaj të Ramzanit, rrisimi shpenzimet e konsumit saqë shkojm deri në tepric dhe padyshim se këto shpenzime të tepruara janë në kudnërshtim edhe me mësimet Kuranore ku Zoti i madhërishëm thotë “..hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)” .
Fatkeqsisht sot shohim shumë musliman teksa përgaditet për muaj e Ramazanit po edhe përgjat muajit rrisin shpenzimet e konsumit 30-40% duke mbushur shportën e konsumit më shumë se sa nevojitet, duke përgaditur ifatre me ushqime të lloj-llojshme dhe të shumta që realisht nuk mund ti konsumoj të gjitha, dhe në fund i gjithë ushqimi i mbetur përfundon në mbeturina ku sipas nje statistke 45% e ushimeve te përgaditura, hudhet ne mbeturina. Padyshim qe kjo është shkapërderdhje e pasuris dhe begative të Zotit, e cila është në kundërshtim me mësimet e Ramazanit i cili na mëson dhe na edukon që të jemi më racional në raport me konsumin.
Andaj muslimani duhet të jetë i kujdesshëm gjatë shpenzimeve që mos e tepron sidmos gjatë këtij muaj, sepse për ata qe e teprojn në shpenzime Allahu i Madhërdhishëm thotë “Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij”
Nuk ka dyshim se dëshira për të blerë ushqime të ndryshme gjatë këtij muaj është më e madhe, e sidmos kur ne jemi agjërueshëm dhe dalim në treg, por duhet ta kemi parasysh rastin kur Omer ibn Hatabi r.a pa një ditë Xhabir ibn Abdullahun r.a teksa mbane në dorë 1 derhem me të cilën dëshironte tju blejë familjes se tij mish sepse ata kishin lakmuar, ju drejtuat Xhabirit r.a duke i thënë “A çdo send qe lakmoni do e bleni? A nuk frikoheni se mund të jeni nga ata që Zoti thotë “E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): “Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato…” thotë Xhabir r.a në atë moment doja që sikur te më kishte ra nga dora dërhemi dhe mos ta kisha takuar Omerin r.a
Le te jetë ky mësim edhe për ne, se jo çdo send që lakmojm dhe dëshirojm duhet patjetër ta beljm, dhe le të jetë ky muaj ku ne do ta edukojm veteten (nefsin) tonë që mos tja plotesojmë çdo dëshir, dhe kështu të jemi më racional në raport me konsumin.
- 2.Rishpërndarja e pasuris dhe afrimi i dallimieve në mes kalsave shoqërore
Islami si një fe madhështore, veçohet edhe me disa ligje dhe dispozita finaciare me qëllim rishpërndrajen e pasuris në mes njerëzve dhe përafrimin e kalsave shoqërore. Disa nga këto dispozita veçohen vetëm gjatë këtij muaj të bekuar të Ramazanit sic janë fidjet, kefaretet, sadakatul-fitri, si dhe sadakajat ( lemoshat) e rëndomta, ku pas grumbullimit të tyre ju shpërndahen kategorive që ju takojn sipas Islamit, pra nevojtarëve dhe të varfërve, e gjitë kjo me qëllim që sadopak të arrihet një baraspeshë e të hyrave mes klasave,” ..Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj… . dhe ska dyshim se rritja e të hyrave të kesaj kategorie, do reflektoj në rritjen e kërkesës për plotësimin e nevojave të tyre me produkte bazike, dhe kjo nga ata tjetër do reflektoj në rritjen e prodhimtaris, zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe krejt ne fund kjo do ndikon pozitivishtë në makroekonomin e shtetit.
Jo rastësisht Profeti i Allahu ishte më bujar gjatë ketiij muaj të bekuar, ashtu sic transmetohet në hadith nga Ibn Abasi r.a “Pejgamberi a.s. gjithherë ishte më dhuruesi (bujar-shpirtmadh) prej njerëzve, por, edhe më dhurues, më bujar ishte gjatë muajit të Ramazanit, kur takohej me Xhibrilin a.s . Me të takohej për çdo natë gjatë Ramazanit dhe mësonte Kur’an, e Pejgamberi a.s. ishte më dhurues në mirësia sesa era (fryma ) e dërguar.”
Musliani duhet ta ndjek shembëlltyrën e Profetit të Zotit në cdo segment të jetës, dhe sikur ne ta praktikonim traditën Profetike në veçnati, dhe Islamin si sistem jete në përgjithësi, atëher shumë probleme socio-ekonomike do të zgjidheshin, sepse edhe Ramazani me margaritarët e vet, na mëson që gjatë këtij muaj ( po edhe muajt tjerë) me pak të shpenzojm, më shumë të kursejm me qëllim që, këtë kursim ta invesojm në të mirën e shoqëris duke u soldiarizuar me ta, dhe duke ua zgjidhur problemet e tyre ekonimike dhe sociale.
- Rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e efikasitetit
Fatkeqësishtë shumica e muslimanëve sot, e ndërlidhin agjërminin me përtacin dhe pasivitetin, gjendje kjo e cila është në kundërshtim me mësimet e Ramazanit. Përkundrazi në këtë muaj duhet të dyfyshohet përpjekja për të prodhuar më shumë, dhe të edukohet muslimani të jetë me i durueshem në aktivitetet e tij, ashtu siç ndodhte me gjeneratat e para ku agjërminin e tyre e ndërlidhnin edhe me punë aktive dhe prodhim, spese arritjet dhe fitoret më të mëdha të muslimanëve kanë ndodhur në muaj e Ramazanit. Por përveç se muslimani duhet të jetë aktiv në punë dhe prodhim, ai duhet që këtë ta realiozn në mënyrën më efikase të mundëshme sepse, gjendja e tij shpirtërore dhe morale gjatë këtij muaj e bënë të jetë me efikas dhe më i kujdesshëm në punën e tij, duke patur parasysh gjithëmonë hadithin e Profeti a.s i cili ka thënë “Me te vertet Allahu e do atë i cili kur e bënë ndonjë punë, e përsos atë” .
Pra nga muslimani ( agjëruesi) kërkohet që devotshmërin e arritur gjatë këtij muaj ta reflekton në punën dhe aktivitetet e tij, dhe duke dhënë më të mirën nga vetja e tij rrit efikasintetin në prodhimtari dhe në aktivetet tjera ekonomike. Duhet të kemi kujdes që mos të bëhemi nga ata popuj që vetëm konsumojnë dhe nuk dinë të prodhojnë, ashtu sic ka thënë njëher presidenti amerikan Nikson “ Arabët nuk dinë si të bëjn pasuri, por ata dinë shumë mirë si ta shpenzojnë atë”
- Reduktimi I shpenzimeve ne shendetesi
Hulumtime të shumëta të bera rreth agjërimit kanë vërtetuar dobitë shëndetësore që ka agjërimi në vete, si shkak i reduktimit të ushqimeve ditore eleminohen helmimet (toksinet) që jane grumbulluar gjatë 11 muajve, si dhe shërues i shumë sëmundjeve të ndryshme. Mjafton të përmendim si shembull Gjermanin e cila ka hapur spitale private që shërojnë të sëmurët vetëm nëperjet forms së agjërmit sipas Islamit. Duke mos dashur të thellohemi më shumë në dobite e panumërta të agjermi në aspektin shëndetësore, shohim që permiresimi i shëndetit të njerëzve ndikon inderiket edhe në ekonomi, pasi qe reduktohen shpenzimet e një personi që i bënë gjate shërimit të sëmundjeve të ndryshme, dhe nga ana tjeter ai rriten kursimet të cilat pastaj mund ti investon ose shpenzon në konsum të nevojshem, dhe padyshim se kursimet e tij do ndikojne pozitivisht në ekonomin e vendit.
Gjithashtu e gjitha kjo do ti mundësoj shtetit të redukton fondin e shëndetësis, duke rritur nga ana tjeter fondet e ndonjë sektori tjetër të rëndësishëm të shtetit që do ndikoj në zhvillimin më të madhë të vendit.
5. Zhvillimin e burimeve njerëzore
Padyshim që burimet njerëzore janë faktor kryesor në prodhimtarin ekonomike, faktor ky I cili ka nevoj për kujdesje dhe zhvillim, ku shkenca për menaxhim me burime njerëzore më së shumti fokusohet në përgaditjen dhe zhvillimin e aftësive njerëzore, rritjen e energjisë fizike, ngritjen intelektuale dhe qetësin shpirtërore. Ska dyshim se të gjitha këto përgaditje i ofron kjo shkollë e madhe e Ramazanit, ku muslimani pajiset me moral të lartë, disponim shpirtëror, maturi dhe durim për të bashkëpunuar me njerëzit tjerë duke dëshmuar sjellje të lartë me rrethin ku jeton dhe vepron ashtu siç thotë edhe Profeti a.s në hadith “Agjërimi është mbrojtje e kur të agjërojë ndonjëri prej jush, le të mos bëjë punë të ndyra dhe të mos grindet. Por, nëse dikush e fyen ose dëshiron të rrihet le të thotë: Unë agjëroj, unë agjëroj. Kjo deshmon se pergaditje me efikase e burimeve njerzore dhe të mirefillta behet gjate ketij muaj, dhe kjo ndikon në rritjen e kuadrove te shendosha të cilët jane faktor i rëndësishëm në prodhimtari dhe ekonomi në përgjithësi.
Pra si përfundim mund të themi se Ramazni është muaj i begative të shumta, ku Allahu ua shton edhe riskun , dhe ne si besimtar duhet që këto begati të Zoti ti shfryztezojm në mënyre racionale duke zvogluar konsumin e tepruar, duke rritur kurrsimet dhe investruar ato ne projekte fitimprurrëse me qëllim të përmirësimit të gjendjes sonë ekonoimike.