Çdokush prej nesh në fillim të Ramazanit i‘a ka vendosur vetes disa qëllime që dëshiron t‘i arrij në fund të tij. Duke e ditur se Ramazani është një kohë e caktuar reflektimi shpirtëror, vetë-përmirësimi, dhe përkushtimi, nga ne pritet të bëjmë më shumë përpjekje që të reflektojmë në sjelljen tonë dhe të vendosim një ekuilibër midis jetës materiale dhe asaj shpirtërore. Çfarë është më e rëndësishme, ekuilibrin e fituar nuk duhet t‘a kufizojmë në muajin e Ramazanit, por t‘a bëjmë pjesë të jetës tonë të përditshme.

Në këtë dhjetëditësh të fundit në të cilin po hapërojmë, le t‘i japim përparësi vetes, le të kujdesemi për mendjet dhe trupat tanë në mënyrë që të ruajmë vrullin dhe qëndrueshmërinë për të arritur vijën e fundit me mirësi.
„Zoti na ka dhënë për çdo dit nga 1440 minuta, andaj nëse i ndajmë me mençuri, suksesin e kemi të garantuar.“

Aishe Emini