Allahu i Lartësuar thotë: “O ju qe keni besuar agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush kështu që të bëheni më të devotshëm.”

I dërguari i Allahut, Muhamedi a.s ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me bindje dhe shpresë në shpërblim, i falen mëkatet. Në muajin e mëshirës për agjëruesin ka dy gëzime, njeri gjatë iftarit dhe i dyti takimi me Zotin e tij.”

Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani i cili është udhërrëfyes për njerzimin dhe sqarues i rrugës së drejtë. Agjërimi nuk është adet por adhurim për kontrollimin e epshit dhe forcimin e trupit tonë gjatë këtij muaji duhet të shtohet adhurimi ndaj Allahut të jepet sa më shumë sadaka të ushqehen të varfërit, kërkim falja, leximi i Kur’anit etj. Agjërimi të mbron nga veset e këqija dhe nga morali i keq. Muhamedi a.s thotë: “Agjërimi të mbron nga morali i keq sepse ai që agjëron nuk flet gjëra të turpshme dhe nuk bërtet.”

Allahu me të vërtetë e ka bërë te lehtë e jo vështirësi e mundime për ta plotësuar numrin e ditëve të agjërimit dhe për këto begati duhet ta madhërojmë Zotin e botërave që na ka drejtuar në rrugë të drejtë dhe të bëhemi faleminderues ndaj Tij.

A nuk tha Allahu në librin e Tij: ”Kur robërit e mi të pyesin ty për Mua, thuaju se jam afër dhe se i pergjigjem lutjes së tij kur lutësi me lutet”. Allahu i di gabimet tona dhe me pendimin tuaj fal gabimet, edhe nëse je i mbuluar me mëkate fillo të punosh për Allahun dhe fal namaz të cilin e bëri qetësim të shpirtit.

Ta madhërojmë Allahun dhe ti plotësojmë ato çka na i bëri obligim, ta plotësojmë agjërimin në të cilin gjatë syfyrit ka shume bereqet dhe gjatë iftarit kur agjëruesi bën lutje ajo i pranohet. Ta agjërojmë këtë Ramazan sepse ndoshta do të jetë i fundit, ta shfrytëzojmë këtë rast të bukur që na është dhënë nga Allahu i Lartësuar.

Alma Bajrami